Hapësire reklamuese

Aktualitet

Pjesë e grupeve kriminale në Itali, përfundojnë në pranga 2 trafikantë

Shkruar nga Newsbomb
Pjesë e grupeve kriminale në Itali, përfundojnë në

Së fundmi kanë rënë në pranga 2 persona, një në Tiranë dhe tjetri në Përmet për shkak të trafikimit të kokaniës dhe heroinës.

Në kuadër të operacionit “Alias”, është arrestuar Dritan Idrizi alias Dritan Xhepexhiu dhe në kuadër të operacionit “The zone”, është arrestuar Elion Bejo.

Ndaj tyre rëndojnë akuzat si pjesë e një bande trafiku kokaine dhe heroinë në Itali.

Njoftimi i plotë i policisë

Finalizohen brenda 24 orëve, 2 operacione policore, për kapjen e 2 pjesëtarëve të një grupi kriminal në Itali, të implikuar në shitje dhe trafikim të sasive të mëdhaja të heroinës dhe kokainës.

Operacionet, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale të DPPSh-së, në bashkëpunim me Interpol Tiranën, me DVP Tiranë dhe me DVP Gjirokastër.

2 shtetasit e shpallur në kërkim ndërkombëtar, me masë sigurie “Arrest në burg”, nga Gjykata e Breshias, u ndaluan me qëllim ekstradimin në Itali.

Njëri nga këta shtetas u ndalua në Tiranë, gjatë operacionit “Alias”. Shtetasi tjetër u ndaluar në Përmet, gjatë operacionit “The zone”.

Si rezultat i aksioneve të shpejta, të koordinuara dhe profesionale të shërbimeve të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale të DPPSh-së, si dhe i shkëmbimit të informacioneve, ndërmjet Interpol Tiranës dhe partnerëve italianë, brenda 24 orëve, në bashkëpunim me policitë vendore të Tiranës dhe të Gjirokastrës, janë finalizuar 2 operacione për kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Roma. Konkretisht:

-në Tiranë, në kuadër të operacionit “Alias”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi D. I. alias D. Xh., 37 vjeç. Gjykata e Breshias i ka caktuar 37-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi akuzohet se gjatë periudhës 01.10.2019-31.01.2020, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka trafikuar sasi të mëdhaja të lëndës narkotike kokainë, kryesisht në qytetet Bergamo dhe Breshia;

-në Përmet, në kuadër të operacionit “The zone”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi E. B., 40 vjeç. Gjykata e Breshias i ka caktuar 40-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi akuzohet se gjatë periudhës 07.10.2019-26.10.2019, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka shitur lëndë narkotike heroinë dhe kokainë, në doza, me vlerë rreth 17 000 euro.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për të ekstraduar 2 shtetasit, në Itali.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese