Hapësire reklamuese

Aktualitet

Pjesë e grupeve kriminale, ekstradohen nga Spanja dhe Gjermania dy persona

Shkruar nga Newsbomb
Pjesë e grupeve kriminale, ekstradohen nga Spanja dhe Gjermania dy persona

Dy persona janë ekstraduar  nga Gjermania dhe Spanja, pasi ndaj tyre Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën “arrest me burg” për veprimtari kriminale, të kryera në kuadër të dy grupeve kriminale.

Sipas njoftimit të Policisë mësohet se është ekstraduar nga Frankfurti shtetasi A.S, 33 vjeç, i lindur në Palestinë. 33-vjeçari akuzohet se i ka dhënë ndihmë emigrantëve të paligjshëm, kundrejt shumave 4500-5000 euro/ personi. Ky shtetas akuzohet se është organizatori i një grupi kriminal, të cilët prej vitit 2020 kanë kryer disa raste të dhëniës së ndihmës për emigrantët nga Lindja e Mesme drejt BE-së.

Ndërsa, nga Barcelona u ekstradua shtetasi Gj. Z., 31 vjeç, lindur në Sukth. 31-vjeçari akuzohet për shitje dhe tafikim të lëndëve narkotike.

“Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me homologët gjermanë dhe me ata spanjollë, me qëllim lokalizimin, arrestimin dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

-u ekstradua nga Frankfurti, shtetasi i lindur në Palestinë A. S., 33 vjeç. Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar 33-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Shtetasi A. S. akuzohet se është organizator i një grupi kriminal, i cili nga viti 2020, ka kryer disa raste të dhënies ndihmë emigrantëve nga Lindja e Mesme, kundrejt 4500-5000 eurove/person, për kalim të kundërligjshëm në shtetet e BE-së, përmes rrugëve detare dhe atyre tokësore;

-u ekstradua nga Barcelona, shtetasi Gj. Z., 31 vjeç, lindur në Sukth. Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar 31-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’’, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Shtetasi Gj. Z. akuzohet se ka qenë pjesë e një grupi kriminal që mbante, transportonte, shiste dhe trafikonte lëndë narkotike.

Të ekstraduarit iu dorëzuan Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për veprime procedurale të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese