Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
73 %
0kmh
0 %
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
40 °
Sht
34 °
E martë, 27 Korrik, 2021

Pjesë e “Defender 21”, Kim pozon me Gjenerale Brigadieren Amerikane: E para grua që mban këtë post (FOTO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Wanda Williams , e cila merr pjesë në stërvitjen “Defender Europe 21”, është vlerësuar nga ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim.

Ambasada ka postuar një foot kus hihet ambasadorja me Gjenerale Brigadieren Amerikane dhe shkruan se ajo është gruaja e parë në Ushtrinë Amerikanë që mban këtë post.

Gjenerale Brigadierja Ëilliams i dhuroi Ambasadores Kim një monedhë të Komandës së saj, gjatë vizitës së Ambasadores në Zonën e Stërvitjes së Bizës, ku trupat amerikane dhe shqiptare po punojnë së bashku gjatë “Defender Europe21”.

“Ambasadorja Yuri Kim pozon me Gjenerale Brigadieren Amerikane Ëanda Ëilliams, Gjenerale Komanduese, nga Komanda e 7-të e Misionit Mbështetës, e cila është gruaja e parë në Ushtrinë Amerikane që mban postin e saj. Gjenerale Brigadierja Ëilliams i dhuroi Ambasadores Kim një monedhë të Komandës së saj, gjatë vizitës së Ambasadores në Zonën e Stërvitjes së Bizës, ku trupat amerikane dhe shqiptare po jetojnë dhe punojnë së bashku gjatë #DefenderEurope21, stërvitjes më e madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor e cila po zhvillohet në të gjithë Shqipërinë. #KrahPerKrah” shkruan ambasada në krah të postimit.

Më shumë

spot_img
spot_img