Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
2.1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
39 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
38 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Pjesë e “Defender 21”, ambasadorja Kim vlerëson ushtarin nga Mirdita, Sandër Gjoka (FOTO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Sandër Gjoka, i cili merr pjesë në stërvitjen “Defender Europe 21”, është vlerësuar nga ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim për suksesin e tij në Bizë të Martaneshit.

Lajmin e bën me dije gazetari Gjergj Marku, i cili në rrjetet e tij sociale ka postuar një foto ku shihet ambasadorja Kim me ushtarin Sandër Gjoka.

Sandër Gjoka, është nga Fani i Mirditës, me mbi 20 vite karrierë në ushtri. Ai ka kaluar disa misione të vështira; 3 në Bosnjë, 2 të tjera në Afganistan me nga 6 muaj.

Ambasadorja Kim ka ndjekur nga afër stërvitjen e madhe që po bëhet në Bizë, teksa ka qenë edhe aktive në rrjetet sociale duke ndarë foto nga stërvitja.

Në stërvitjen “Defender 2021” marrin pjesë më shumë se 26 kombe dhe 28 mijë trupa shumëkombëshe që do të kryejnë aktivitete pothuajse në të njëjtën kohë në më shumë se 30 zona trajnimi, të shtrira në 12 vende.

Postimi i plotë u Markut:

Vleresimi:

Ambasadorja amerikane vlereson dhe ushtarakun mirditas ne Bize te Martaneshit!…

(Ambasadorja Yuri Kim, teksa ka ndjekur  nga afer stervitjen e madhe qe po zhvillohet ne Bize te Martaneshit, ka vleresuar 3 ushtarake shqiptare, ne mes rreth 1000 trupave shqiptare duke evidentuar dhe ushtarakun e talentuar mirditas Sander Gjoka,

Në bazën ushtarake të Bizës në Martanesh, janë dislokuar një pjesë e mirë e ushtrisë amerikane dhe vendeve të tjera të NATO-s në kuadër të kësaj stërvitje e konsideruar si më e madhja që prej Luftës së Dytë Botërore.

Në Bizë ka qenë edhe ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim qe i është bashkuar stërvitjes, madje, duke bërë qitje me mitraloz dhe pistoletë, nderkohe qe ka dhene vleresime per ushtarake te ndryshem, mes tyre dhe ata shqiptare.

Në stërvitjen “Defender 2021” marrin pjesë më shumë se 26 kombe dhe 28 mijë trupa shumëkombëshe që do të kryejnë aktivitete pothuajse në të njëjtën kohë në më shumë se 30 zona trajnimi, të shtrira në 12 vende.

Rreth 5 000 forca amerikane po stërviten dhe veprojnë në vendin tonë që prej muajit prill e deri në qershor, të cilat do të veprojnë në vende të shumta në Shqipëri, përfshirë bazën ajrore në Kuçovë, në Farkë dhe në zonën e trajnimit në Bizë.

Kush është ushtaraku mirditas i vleresuar?

Sandër Gjoka, është nga Fani i Mirditës, me mbi 20 vite karrierë në ushtri. Ai ka kaluar disa misione të vështira; 3 në Bosnjë, 2 të tjera në Afganistan me nga 6 muaj.

Me ka rene rasti t’i bej interviste ne kohen kur ushtria sherbente ne kohe Karantine vitin e kaluar, dhe ai me qe shpreh: është nder për ne që jemi në detyrë dhe i shërbejmë Kombit në një moment tepër të vështirë e delikat. Kur je në detyrë si ushtarak, natyrisht, e merr rrezikun ne sy, shprehej më tej ai, sepse për këtë je i përgatit. Por kjo “lufta pa armë”, ndaj një armiku, që nuk di se ku e ke, dhe aq më tepër mikroskopik, i padukshëm, lufta me të është shumë më e vështirë. Është njëlloj lufte me disiplinën, rregullin, durimin, jo vetëm për vete sepse për këtë gjë jemi përgatit për çdo lloj situate, por duhet ta shohësh edhe tek qytetarët, në çdo komunitet.

Ai thotë se ndihet krenar që është pjesë e këtij kontributi në një moment sakrifice për gjithë kombin, duke u shprehur se ndihet i kënaqur që popullsia, është vetëdijësuar se vetëm sëbashku dhe me rregull, disipline, humanitet e duke dëgjuar këshillat e specialistëve dhe autoriteteve, do mund ta kalojmë pa dëme të mëdha. Duhet theksuar se ato muaj Forcat Tokësore të Ushtrisë dhane një kontribut të madh si në shërbimet e patrullimit në Tiranë dhe disa qendra të tjera të mëdha urbane, por dhe në shpërndarjen e ndihmave e proçese të tjera, që i kontribuojnë kësaj situate tejet delikate për vendin.

Tashme Sandri eshte pjese e nje stervitje te madhe, nje enderr e nje ushtaraku karriere dhe aq me teper kur vleresohet si ushtarak elitar ne mes ushtrive te shume kombeve).

Më shumë

spot_img
spot_img