Tirana
few clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
77 %
3.1kmh
20 %
Pre
13 °
Sht
16 °
Die
17 °
Hën
14 °
Mar
11 °
E premte, 31 Mars, 2023

Pjesë e bandës së drogës në Itali, arrestohet këngëtarja Elsa Lila

Lajme të ngjashëm

Këngëtarja Elsa Lila është arrestuar nga policia italiane gjatë një operacioni antidrogë. Burime për mediat bëjnë me dije se këngëtarja Elsa Lila ka rënë në prangat e policisë në Itali, së bashku me boksierin Petrit Bardhi.

Policia shkatërroi një organizatë kriminale të dedikuar për shitjen e drogës të përbërë nga 13 persona, italianë dhe shqiptarë.

Sipas mediave vendase gjatë orëve të para të mëngjesit së ditës së sotme, hetuesit e skuadrës së lëvizshme të Romës dhe Viterbos zbatuan 13 urdhra paraburgimi të kërkuara nga Drejtoria e Rrethit Antimafia të Romës dhe të lëshuara nga gjyqtari hetues i prokurorisë së Romës.

Mes 13 të dyshuarëve është edhe emri i këngëtares së njohur shqiptare, Elsa Lila, 40 vjeç, e cila mbante llogaritë e dyqanit. I përfshirë është edhe boksieri Petrit Bardhi, i njohur si “Titty”.

Bardhi nuk ka qenë një emër i panjohur për botën e krimit në Itali, pasi në korrik të vitit 2015 gjatë një operacioni të Gico della Guardia di Finanza, ai me Arben Zogun (“Riccardino”) ishin pjesë e baterisë së urës Milvio nën porositë nga Fabrizio Diabolik Piscitelli.

Riccardino, Titty dhe Plutoni ishin bërë pjesë e një klani italo-shqiptar të drejtuar nga vëllezërit Guarnera që merreshin me trafikun e drogës. Grupi i shqiptarëve me qendër në Acilia vendosi automatet e organizatës në lokalet e qytetit.

Më shumë