Kongresi i PS zhvilloi ditën e djeshme punimet e tij dhe mediat kanë qenë kryesisht të fokusuara në fjalimet e zhvilluara brenda sallës së ‘Pallatit të Kongreseve’ në kryeqytet. Megjithatë, jashtë godinës ndodhej pjesa luksoze dhe mijëra dollarëshe e anëtarëve të partisë më të madhe në vend.
Në bulevardin kryesor, përballë godinës ku zhvillonte punimet kongresi, përveç automjeteve të gardës dhe policisë, ishin rreshtuar gjithashtu automjetet e zyrtarëve më të lartë të PS-së.
Fjalët janë të tepërta. Ashtu siç shihet edhe nga foto, makinat janë nga më luksozet, çmimet e të cilave në shumë raste e kalojnë shifrën e 100 mijë dollarëve.
Sondazh
Poll