Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
58 %
1kmh
0 %
Mër
29 °
Enj
40 °
Pre
32 °
Sht
36 °
Die
38 °
E mërkurë, 4 Gusht, 2021

Pjerin Ndreut kreu i Shoqatës së Bashkive, Ademi e çon në Gjykatë: Vendimi të shpallet i paligjshëm

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi  a ka çuar në Gjykatë çështjen sa i përket zgjedhjes së Pjerin Ndreu si kryetar i Shoqatës së Bashkive.

Ajo kërkon që të shpallen të paligjshme zgjedhjet e Pjerin Ndreut në krye të shoqatës.

E plotë:

-Shoqata e Bashkive ka pasur në përbërje të saj midis të tjerave edhe Bashkinë Lezhë dhe disa bashki të tjera sikurse pasqyrohen në aktet që ndodhen pranë kësaj Gjykate, por që këto bashki që pas zgjedhje jo kushtetuese të 30 qershorit 2019, kanë zgjedhur të lënë anëtarësinë në këtë shoqatë dhe të anëtarësohen tek shoqata tjetër “Për Autonominë Vendore”, sikurse pasqyrohet në provat shkresore që kemi paraqitur bashkë me këtë kërkesë. Në të njëjtën, kohë që prej asaj kohe, këto bashki nuk kanë paguar kuotizacionet duke humbur anëtarësinë në këtë shoqatë edhe për këtë shkak përvecse për shkak të zgjedhjes së tyre.

-Vendimit i Asamblesë së Përgjithshme të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë Nr. 5, datë 8 qershor 2021 që ka rikonfimuar ose rizgjedhur znj. Ademi si kryetare të shoqatës është marrë nga -Asambleja e cila në përputhje me statutin është mbledhur rregullisht 30 ditë pas vendimit të Komitetit Drejtues.

-Shoqata e Bashkive të Shqipërisë e  drejtuar nga znj. Voltana Ademi, duke vlerësuar që zgjedhjet e 30 qershorit 2019 janë zhvilluar në kundërshtim me Kushtetutën e RSH, ka paraqitur kërkesë para Gjykatës Kushtetuese ku ka kërkuar:

“1. Konstatimin antikushtetues të zgjedhshmërisë/ procesit zgjedhor të zhvilluar në 30 qershor 2019 “Për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, të kryetarëve të bashkive dhe anëtarëve të këshillave bashkiake dhe si rrjedhojë konstatimin antikushtetues të zgjedhjeve së anëtarëve të këtyre organeve në kundërshtim me nenet 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 13, 15, 17, 18, 22, 42, 43, 45, 48, 65, 92, 93, 109, 116, 122, 145 gernat d), e), germat 2) dhe f) të nenit 131, germa h), pika 1 e nenit 134 të Kushtetutës së RSH. 2. Verifikimin e Kushtetutshmërisë së veprimtarisë së Partisë Bindaj Demokratike në lidhje me regjistrimin e saj në Gjykatë dhe zgjedhjet zgjedhjet e datës 30 qershor 2019 në përputhje me germen d) të nenit 131 të Kushtetutës së RSH”.

-Për këto arsye, i vlerëson kryetarët e këtyre bashkive të zgjedhur në kundërshtim me Kushtetutën dhe kësisoj bazuar në statutin e shoqatës, ato nuk mund të marrin pjesë në shoqatë dhe as në organet drejtuese të saj etj.

-Vendimi i Asamblesë së Përgjithshme të datës 8.6.2021, të thirrur nga z. Pjerin Ndreu dhe vendimi i Komitetit Drejtues të datës 8.6.2021 dhe cdo akt tjetër që mund të kërkohet të regjistrohet nga z. Ndreu dhe cdo person tjetër, janë vendime të marra në kundërshtim me ligjin dhe Statutin e kësaj shoqate.

-Qëllimi i Mbledhjes së Asamblesë të Përgjithshme të shoqatës nga z. Pjerin Ndreu dhe kryetarë të tjerë të zgjedhur në kundërshtim me Kushtetutën, ka për qëllim vetëm ndërhyrjen e paligjshme në procesin që zhvillohet në Gjykatën Kushtetuese, e cila do të shqyrtojë kërkesën me datë 23 qershor 2021.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img