Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
68 %
2.1kmh
0 %
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
40 °
Hën
39 °
Mar
37 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Pjerin Ndreu reagon pas letrës së Voltana Ademit për Ambasadorët: E ftuam në mbledhje, nuk erdhi. Shoqata e Bashkive ka 2 vite pa asnjë aktivitet

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Pjerin Ndreu, kryetar i Bashkisë së Lezhës reagon pas letrës që Voltana Ademi, kryebashkiake e Shkodrës i dërgoi ambasadorëve të akredituar në Tiranë, se disa kryetarë po tentojnë ta heqin nga drejtimi i Shoqatës së Bashkive.

Ademi informonte ambasadorët se mbledhja e zhvilluar ishte ilegale dhe kishte si qëllim “të kapte kontrollin e përfaqësimit ligjor të SHBSH”. Mirëpo, në një reagim për abcneës, Ndreu ka thënë se ata e kanë ftuar Voltana Ademin në takim, por ajo nuk ka marrë pjesë.

“Bashkia Lezhë është një prej 15 bashkive anëtare të shoqatës. Sipas statutit, bashkia përfaqësohet në shoqatë nga Kryetari i Bashkisë. Rrjedhimisht unë jam anëtar i kësaj shoqate, sikurndër kryetarët e tjerë të bashkive anëtare. 1/5 e anëtarëve kanë të drejtë të kërkojnë mbledhjen e Asamblesë, dhe ne këtë bëmë.

E ftuam dhe zonjën Ademi në mbledhjen online që bëmë dje dhe ajo nuk erdhi. Ajo nuk mund ta uzurpojë shoqatën dhe nuk e ka pronë private. Shoqata ka dy vjet që nuk bën asnjë aktivitet. Veprimi ynë nuk ka asnjë lidhje me ndonjë proces në Gjykatën Kushtetuese. As nuk e kam idenë cfarë padie ajo ka bërë, dhe as më intereson personalisht të përfshihem në marrëdhëniet me Gjykatën Kushtetuese”, është shprehur Pjerin Ndreu.

Lexo edhe: Voltana Ademi iu nis letër urgjente ambasadorëve

Më shumë

spot_img
spot_img