Hapësire reklamuese

Politikë

Pjerin Ndreu ndan fotot me ekipin fitues të Lezhës dhe falenderon votuesit, i besuan një mandat të dytë

Shkruar nga Newsbomb
Pjerin Ndreu ndan fotot me ekipin fitues të Lezhës dhe falenderon

Kryebashkiaku socialist i Lezhës, Pjerin Ndreu ka publikuar pamje nga qendra e numërimit të votave në Lezhë dhe falenderon ekipin e tij për punën e bërë. Gjithashtu, ai falenderon dhe qytetarët për besimin që i dhanë për një mandat të dytë.

Në qendrën e numërimit të votave ka qenë i pranishëm dhe drejtuesi politik i qarkut, ministri Ulsi Manja dhe deputetë të Qarkut. Pjerin Ndreu ka arritur të sigurojë një fitore bindëse me 1969 vota+, përballë kundërshtarit Pashk Gjoni.

"Mirenjohes dhe perulje per cdo votues lezhjan qe me besoi mandatin e dyte me nje rezultat bindes prej +1969 votash!

Gjithashtu siguroj cdo banor te Lezhes me votoi apo jo,  se nuk do resht se punuari me perkushtim e dashuri, per nje Lezhe akoma me te bukur! Ju dua pafund", shkruan kryebashkiaku Pjerin Ndreu dhe ndan pamjet e mëposhtme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu