Hapësire reklamuese

Politikë

Pjerin Ndreu ironizon PD: Kanë hallin e zezakëve që do pushtojnë kalanë e Lezhës

Shkruar nga Newsbomb
Pjerin Ndreu ironizon PD: Kanë hallin e zezakëve që do

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ka thyer heshjen lidhur me debatin që ka lindur për shkak të kampit të refugjatëve të paligjshëm që do të ngrihet në Gjandër.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Ndreu ka ironizuar opozitën teksa shkuan se “ku shkruan se ‘raca e bardhë ariane e shtatë PD-vë pa vule ka hallin e zezakeve nga Afrika që do pushtojnë kalanë e Lezhës dhe pastaj do marrin pushtetin në Shqipëri!”

"Po lexoj qe raca e bardhe ariane e shtate PD-ve pa vule, po ama akoma me nam e me nishan, ka hallin e zezakeve nga Afrika qe do pushtojnë kalanë e Lezhës dhe pastaj do marrin pushtetin ne Shqipëri!

Dua t’iu them qe e para mos i qaje kush hallin Lezhës sepse priti 4000 afgane dhe nuk u prek nje fije bari, përkundrazi kush punoi për trajtimin e mire te tyre beri leke nga puna.

E dyta, mos u merrni me ngjyrën e lëkurës se te tjerëve po shikoni me mire ziftin e zullumeve qe ju kane bere te pavotushem.

E fundit, ne nje pike keni te drejte: Edhe ata qe do vijne ne Lezhe nga Afrika përmes Italisë kane me shume shanse ta marrin pushtetin ne Shqipëri se sa ju!

Këto as une s’kam argument kundër, kështu qe kujdes mos grisni edhe pantallonat kur kacavirreni neper penxheret e Kuvendit sic griset ne shtate copa flamurin e PD-se!

Me dashuri nga Lezha mikpritëse", shkruan Ndreu.

Ndërkohë, Qeveria shqiptare ka publikuar edhe protokollin e plotë të marrëveshjes me Italinë për kampet e refugjatëve.

Porti i zbarkimit do të jetë Shëngjini, ndërsa Gjadri do të jetë kampi ku do të ndërtohet vendqëndrimi i tyre. Italia do të marrë në përdorim sipërfaqen e territorit shqiptar për ngritjen e strukturave pritëse. Shqipëria nuk do të presë më shumë se 3 mijë emirgantë në një kohë, do duhet të ikin disa për të ardhur disa të tjerë. Po ashtu në dokument thuhet se kjo marrëveshje mund të zgjasë për 5 vite, por ka mundësi rinovimi dhe për 5 vite të tjera.

Edhe pse Shqipëria nuk do të përfitojë nga kjo marrëveshje, Italia do të ketë një kosto të lartë për të paguar të gjithë shërbimet që do kenë nevojë emigratët gjatë kohës që do të jenë në Shqipëri. Zonat jepen pa kundërshpërblim për të gjithë kohëzgjatjen e këtij protokolli, në përputhje me sa është parashikuar në nenin 13.

Italia do t’i paguajë vendit tonë fondin e parë në shumën 16.5 milionë euro, brenda një 3-mujori. Parashikohet që mbi 100 milionë euro të jenë të ngrira në një llogari bankare të nivelit të dytë si garanci.

Në marrëveshje thuhet qartë se për çdo emigrat që do të jetë i sëmurë apo do të ketë nevojë trajtime do të jetë pala italiane ajo që do paguajë gjithçka. Sakaq, pala shqiptare do të sigurojnë ruajtjen e rendit dhe të sigurisë publike në perimetrin e jashtëm të zonave dhe gjatë transportit tokësor drejt dhe nga të njëjtat zona, që kryhet në territorin shqiptar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese