Hapësire reklamuese

Politikë

Pjerin Ndreu analizon “humbjen” në Lezhë: Ndoqëm taktikë të gabuar për votat e kandidatëve, PD doli më e zgjuar…

Shkruar nga Newsbomb
Pjerin Ndreu analizon “humbjen” në Lezhë: Ndoqëm

Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu ka analizuar rezultatin e zgjedhjeve në këtë qark, ku Partia Demokratike doli forcë e parë, duke marrë 4 mandate dhe PS 3 mandate.

Përmes një postimi në Facebook, Ndreu thotë se Lezha doli me -237 vota, kjo sipas tij është pasojë e taktikës së gabuar brenda llojit për votat e kandidatëve. 

Ai shprehet se PD ndoqi një taktikë më të mirë, duke kërkuar vota vetëm për numrin 9 dhe jo për kandidatët.

Postimi i plotë i Pjerin Ndreut:

Lezha si Qark 4-3 per PD!

Dua te falenderoj te gjithe strukturat e Partise Socialiste ne teritorin e Bashkise Lezhe, si dhe shume te tjere, qe na mbeshteten dhe votuan per Nr 12.

Lezha doli me -237 vota, por taktika e gabuar ne luften brenda llojit per votat e kandidateve, dhe gabimet njerezore ne votim, bene qe te dalin te pavleshme rreth 2400 vota, ku te pakten 70% e tyre jane votues te 12, pra Partise Socialiste!

Taktikisht duhet thene PD veproi me mire se kerkoi vetem per numrin 9 pa numrat e kandidateve!

Shumica e votueseve kane votuar 12, por kane votu

kandidatin vertikalisht duke e bere te pavleshme voten.

Gjithsesi ju jam mirenjohes te gjitheve, sepse fale nesh, PS Lezhe, u ruajt mandati i trete ne qark qe ishte dhe objektivi jone!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll