Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Piu ujë në tempullin hindu, dy indianë rrahin 14-vjeçarin mysliman

Shkruar nga Newsbomb
Dy të arrestuarit

Policia indiane ka arrestuar dy djem pasi dyshohet se dhunuan një të mitur mysliman për shkak se piu ujë në një tempull të besimit hindu.

Pamjet e ngjarjes së rëndë u filmuan nga vetë autorët dhe shkaktuan revoltë të madhe në rrjetet sociale. Në video dallohet një prej djemve teksa qëllon me shkelma 14-vjeçarin, ndërsa tjetri filmon ngjarjen.

Në shtetin e Uttar Pradesh është raportuar për një rritje të madhe të sulmeve ndaj pakicave fetare gjatë viteve të fundit, përfshi edhe myslimanët, nga “grupe ekstremistësh hindu” sipas Human Rights Ëatch.

Disa tempuj hindu, kryesisht në Ghaziabad e kanë të ndaluar hyrjen për personat e besimeve të tjera, ndërsa tempulli në fjalë kishte edhe një tabelë ku lexohej “ndalohet hyrja për myslimanët”.

Sondazh

Poll