Hapësire reklamuese

Aktualitet

Piu paracetamol për dhimbje koke, e reja përfundon në spital

Shkruar nga Newsbomb

Një 35-vjeçare ka përfunduar në spital pasi ka konsumuar mbidozë paracetamoli.

Sipas policisë vajza nga Shkodra e ka konsumuar paracetamolin për dhimbje koke. Megjithëse nuk dihet sasia që ka përdorur dhe nëse e ka kryer me qëllim vetëvrasjen.

Njoftimi i policisë:

Më datë 29.04.2018, në lagjen “Liria”, Shkodër, në banesë, shtetasja B.N vjeç 35, ka konsumuar mbi doze paracetamol, për dhimbje koke dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekut. Materialet i kaluan Prokurorise pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.