Tirana
broken clouds
21.3 ° C
21.3 °
21.3 °
74 %
1.3kmh
54 %
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
28 °
Mar
27 °
Mër
25 °
E shtunë, 18 Shtator, 2021
spot_img

Piu në një shishe me ministren, Euronews: Uji që piu Rama në Krujë u çua me zjarrfikëse sa për video, edhe sot ujësjellësi nuk funksionon

spot_img

Lajme të ngjashëm

Në 27 mars të këtij viti kryeministri i vendit Edi Rama së bashku me ministren e Bujqësisë, Milva Ekonomi, shkuan vetë në Krujë për të inaguruar ujësjellësin e ri atje, me ujë brisk që zbret nga 1630 metra lartësi.

“Show” nuk mungoi, edhe pse në kohë pandemie Rama dhe Ekonomi pinë nga një shishe sikur të ishin nga një familje dhe po i bënin reklamë ujit.

LEXO EDHE: Rama në ujësjellësin e Krujës, provon ujin ‘brisk’ që zbret nga 1630 metra, ministrja Ekonomi ‘s’ka merak’, pi nga shishja e kryeministrit (VIDEO-BATUTAT)

Mirëpo sipas një artikulli të Euronews Albania, ujësjellësi që u inaugurua gjatë fushatës elektorale nga Kryeministri Rama, nuk funksionon. Aktualisht Kruja po furnizohet nga linja e vjetër 1 orë në dy ditë. Burime për Euronews Albania thonë se edhe uji që Kryeministri piu gjatë inaugurimit, u çua me zjarrfikëse drejt depos, sa për të bërë video.

Banorët thonë se lagjet “Asim Zenel”, Derede, Dollake etj, furnizohet me 1 orë në dy ditë, disa pallate 45 në dy ditë. Ata ankohen se jemi në pikë të verës në kohë pandemie, dhe ende nuk ka ujë.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img