Tirana
clear sky
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
34 %
3.6kmh
0 %
Mar
25 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

“Pistoleta mezi i mbushej ndaj shpëtova”, i plagosuri me 3 plumba tregon tmerrin që nisi nga “pse më shef?”

spot_img

Lajme të ngjashëm

Martin Iskurti, 27 vjeç, u plagos dy ditë më parë me armë zjarri në qendër të Tiranës. 27 vjeçari mori 3 plumba, një në këmbë dhe 2 në bark pas një konflikti me Bledar Vanin, 26 vjeç që zanafillën e kishte te një sherr banal i një viti më parë i nisur me “pse më shëf”. Martin Iskurti e tregon kështu ngjarjen për Gazetën Shqiptare.

“Të dielën e kam pushim nga puna dhe kisha dalë për qefin tim. Pasi mbarova çfarë kisha për të bërë rreth orës 13:00 thashë të ngjitesha në shtëpi duke marrë autobusin urban që ngjitet për te ish- uzina e autotraktorit. Kur po kaloja semaforët te kryqëzimi që lidh pazarin e ri me qendrën dëgjoj nga pas dikë që më thotë: A e mban mend ç’më ke bëre? Mendova se nuk e kishte me mua dhe vazhdova të eci. Kur më preku në sup ktheva kokën dhe pashë Bledar Vanin, i cili kishte veshur një xhup të zi nga xhepi të cilit nxori një pistoletë. Fillimisht tentova t’ia marr pistoletën, por kur nuk munda tentova t’i shmangem shënjestrës së tij”, tregon i plagosuri.

“Kur unë tentova të largohem dhe të fshihem prapa;Ushtarit të Panjohur, personi që më ishte vënë pas më gjuajti dhe plumbi më zuri në këmbë. Pasi u plagosa rashë menjëherë përtokë sepse nuk mund të ecja. Ndërkohë ai u afrua dhe më gjuajti edhe dy herë të tjera në bark. Pistoleta që ai përdori mezi mbushej prandaj ai nuk pati mundësi të më qëllonte më shumë, sepse po të ishte ndryshe unë do të kisha vdekur tani”, rrëfen 27 vjeçari..

I pyetur nëse në momentin që ndodhi ngjarja kishte apo jo lëvizje, Iskurti thotë:

“Po kishte shumë lëvizje. Normal aty është qendra e qytetit. Kur një person del me armë në mes të qytetit dhe gjuan mendo sa i sigurt është ky vend. Plumbat mund të zinin këdo. Ai gjuajti tri herë dhe u largua nga vendngjarja në këmbë dhe policia nuk mundi ta kapte. Si mund të largohet një kriminel nga qendra e qytetit në këmbë dhe policia të mos e kapë dot. Kjo është paaftësi që krimi të ndodhë në qendër të qytetit dhe autori të kapet pas 16 orësh”, shpreh me nota revolte i plagosuri ndërsa tergon se si e ka njohur autorin.

“E kam njohur para disa vitesh. Por, e njihja vetëm si fytyrë. Para më shumë se një viti kam pasur një konflikt të vogël me të, por jo ndonjë gjë serioze. Nisi si një sherr banal kur unë punoja në një servis në Kinostudio. Pse më shef? Po të shof diçka e tillë. I pata thënë ik o çun na lër rehat në punë dhe e kam goditur me 2 shuplaka. Kaq! Ai më solli dajën dhe djalin e xhaxhait me të cilët u sqarova dhe i thashë që unë nuk do e prekja më me dorë. Pas kësaj dite unë jam ndeshur në rrugë me të me qindra herë pasi ai kalon shpesh para servisit ku unë punoj si mekanik, por nuk kemi pasur asnjë komunikim dhe asnjë konflikt. Ai në punën e tij unë në timen. Nuk e di nga buroi ai inat karshi meje. Ndoshta u bë trim ngaqë i ra në dorë një pistoletë”.

Më shumë

spot_img