Tirana
overcast clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
76 %
1kmh
90 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
12 °
Pre
9 °
Sht
9 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Pirro Dhima dedikim prekës për nënën: Jeta e saj mund të jetë një libër, dashuria për fëmijët…

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kampioni i botës në peshëngritje, Pirro Dhima ka reaguar në rrjetin e tij social Instagram pas vdekjes së nënës së tij ditën e premte.

Ai thotë se nëna e tij Lefteria ishte një grua jeta e së cilës mund të jetë një libër.

Përmes një postimi në gjuhën greke, Dhima kujton dhe periudhën e femijërisë teksa thotë se “shumë herë mendoj për të kur zgjohej në agim në furrën ku punonte kur isha ende fëmijë, duke marrë dhe duke hedhur njëzet thasë miell si të ishin pendë”.

Ai shkruan se fuqia e nënës së tij bazohej në dashurinë e saj për fëmijët e saj.

Pirro Dhima e përfundon fjalën e tij duke thënë se shpreson se ka arritur t’ua kaloj pak nga fuqia e nënës, fëmijëve të tij.

“Siç mund ta dini, këto ditë kam humbur nënën time, Lefteria. Një grua jeta e së cilës mund të jetë një libër. Shumë herë mendoj për të kur zgjohej në agim në furrën ku punonte kur isha ende fëmijë, duke marrë dhe duke hedhur njëzet thasë miell si të ishin pendë.Fuqia e saj ishte e natyrshme dhe nuk mund të ishte thjesht rezultat i jetesës sonë. Kjo fuqi bazohej në dashurinë e saj për fëmijët e saj, mua dhe vëllain tim. Shpresoj se kam arritur t’ua kaloj pak nga kjo fuqi fëmijëve të mi. Udhëtim të mbarë nënë”, shkruan Dhima.

dfgergheh4h4h
spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img