Moderatori i njohur Sokol Balla ka publikuar në rrjetin social ‘Instagram’ një foto, ku shfaqet kyçi i këmbës së dikujt që po bënte tatuazh një prej objekteve të trashëgimisë kulturore të Tiranës, Piramidën.
Nga përshkrimi që ka bërë në foto, kuptojmë që nuk është ai personi që ka tatuazhin, po një turist amerikan.
“Vizito Tiranën dhe merr një pjesë të saj me vete. Këtë bëri dje një turist amerikan”, shkroi Sokol Balla.
Sokol Balla ka treguar më herët, që i ka pasion tatuazhet dhe ka disa të tillë në trup.