Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
54 %
1kmh
0 %
Mër
28 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
43 °
E mërkurë, 28 Korrik, 2021

Pipero tregon kur mund t’i vijë fundi pandemisë: Varet nga disa indikatorë, më i rëndësishëm është..

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

0deb7c0f30e6e976303405d834554f4e

Në mbrëmjen e sotme në emisionin “Real Story” u diskutua mbi situatën e pandemisë në vend, si dhe shifrat e larta të rasteve të reja dhe të vdekjeve.

Mjeku Pëllumb Pipero në një lidhje me “Skype” tha se është ënde herët për të folur për efikasitetin e vaksinës. 

Sipas tij që të ndihet ky efikasitet, të paktën duhet të  vaksinohen 60% e popullatës. I pyetur se çfarë sinjali do të kemi për të kuptuar se jemi drejt fundit të pandemisë, Pipero tha se ka disa indikatorë, ku sipas tij, me i rëndësishëm është rënia e të shtruarve në spitale.

Pyetje: Efekti i vaksinës?

Pëllumb Pipero: Ka raste te tjera në botë të infektuar pas marrjes së vaksinës. Falë marrjes së dozës së vaksinës kam kaluar më lehtë. Është ënde herët që të flasim për efikasitetin e vakinës. Numri i personave të vaksinuar duhet të jetë mbi 60%. Ky virus ende ka një qarkullim të madh. Efikasiteti i saj po ndihet nga dita në ditë.  Sa i takon numrit të rënieve të shtruarve në spitale, në ditët e para të kësaj pandemie, hospitalizoheshin për shkak të pasigurisë. Shpresojmë  që ekspozimi dhe vaksinimi do të japin shumë shpejt rezultatet. Nga fundi i Marsit do të kemi një rënie të numrit të infektuarve.

Pyetje: Sinjali që mund të jemi drejt rënies së pandemisë?

Pëllumb Pipero: Ka disa indikatorë, tregues kryesorë duhet të jetë numri i rasteve të reja të infektuar dhe numri i rasteve të reja të shtruar në spital. Por indikatori më i rëndësishëm është numri i të shtruarve në spital.

Më shumë

spot_img
spot_img