Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
0 %
Sht
33 °
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
39 °
Mër
40 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

Pipero flet disa orë pas vaksinimit: Po dëgjoj lloj lloj gjërash! Vaksinën e pashë, e preka dhe e lexova, është… (Tregon gjendjen shëndetësore)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

eb4efb7cacb4dcea5f693be19b55085e

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ishte personi i katërt që bëri sot vaksinën anti Covid-19 në stadiumin “Air Albania”.

Duke folur për “Open” ai tha se ndihet mirë dhe shpreson që në të ardhmen shumë ta bëjnë vaksinën pasi është e sigurtë dhe askush nuk duhet të ketë dyshime.

Mjeku i njohur u shpreh se dozën e dytë do ta marrë në 2 shkurt, me shpresën se një periudhë e re po lind për vendin tonë.  

Pipero: Është moment relaksi, pata fatin të jem në mes të të parëve që u vaksinuan. Jam dhe me fat që nuk jam prekur deri më tani nga koronavirusi. Mundësia e vaksinimit do t’i jepet dhe të tjerëve që të mos preken dhe të mos sëmuren.

Vasili: Besim të plotë te vaksina, e atë e prekët e lexuat?

Pipero: Vaksina në dijeninë time është magazinuar në depot e ISHP është transportuar nga Instituti në “Air Albania” brenda parametrave normal që kërkon kjo vaksinë. Në 2 shkurt do marr dozën e dytë.

Abilekaj: 3 ditë në doganë ne se dimë se si janë ruajtur në doganë. Me akull të thatë po se dimë.

Pipero: Unë po dëgjoj gjëra të ndryshme sot. Unë po të dëgjoj që dikush thotë kanë ardhur sot dikush dje. Ju lutem t’ja lëmë ekspertëve. Nuk kam informacion kur ka ardhur di vetëm që sot është transportuar në kushte siç e kërkojnë protokollet. A e pashë vaksinën. E pashë e preka e lexova fletën, është e Pfizer dhe ashtu sikundër kolegët e mi e kemi aplikuar në kushte të nevojshme dhe shpresoj që përfitimi i saj të jetë i plotë. Unë mendoj që sot fillon një periudhë e re që të vijojë po kështu.

Më shumë

spot_img
spot_img