Tirana
clear sky
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
81 %
0.5kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
22 °
Pre
23 °
Sht
22 °
Die
20 °
E mërkurë, 27 Tetor, 2021
spot_img

“Pipero është një shërbëtor i vockël”, Alfred Cako shpërthen ndaj mjekëve: Sallabanda është një doktor leshi, duan të vrasin rininë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ka shpërthyer në akuza konspiracionisti Alfred Cako ndaj mjekëve Pëllumb Pipero dhe Kita Sallabanda, pasi këta janë pro vaksinimit të qytetarëve.

Cako e quajti Piperon një shërbëtor të vockël, i cili i merr urdhrat me e-mail nga kryeministri Edi Rama.

“Doktori është një shërbëtor i vockël, nuk ia vlen të merrem fare, sepse punon me e-maile, padroni i tij është Edi Rama”, tha Cako në Opinion.

Më të rënda kanë qenë akuzat për mjekun Sallabanda, pasi Cako e ka cilësuar si një doktor “leshi”, i cili do të vrasë rininë dhe shqiptarët.

“Ky është një doktor leshi, po ta them unë. Një doktor që thotë “të vaksinohen njerëzit me detyrim” është doktor leshi, është diktator. Tani po të them, duan të vrasin rininë. Nuk mund ta lejojmë ne të vrasin rininë, bashkë me diktaturën botërore të vrasin shqiptarët. Edhe do ta kuptoni këtë në muajin shkurt dhe mars. Ata po thonë “çdo gjë do përmirësohet”, por ja ku jemi bashkë, çdo gjë do përkeqësohet. Do të ketë më shumë të vdekur nga vaksinat. Edhe ruajuni të pavaksinuar nga të vaksinuarit, sepse siç thotë doktor Coleman, “të gjithë të vaksinuarit janë një bombë për të pavaksinuarit”, u shpreh Alfred Cako.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img