Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
45 %
2.1kmh
0 %
Die
30 °
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
38 °
E diel, 1 Gusht, 2021

Pini shpesh alkool? Ja sa gjatë qëndron ai në trup dhe efekti që jep në tru

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ndonjëherë edhe sasi të vogla të alkoolit mund të ndikojnë në aftësinë tonë për lëvizur, menduar apo dhe për të drejtuar automjetin në mënyrë të sigurt. Kjo e fundit s’dduhet të ndodhë por nëse ndokush e ka bërë, i di më mirë efektet që jep alkooli.

Efektet e tij i ndjejmë shumë shpejt duke e konsumuar me stomak bosh, por alkooli qëndron në gjak më gjatë dhe ka një efekt më të fortë në tru, thotë Dr. George Koob, drejtor i Institutit Kombëtar të Abuzimit të Alkoolit dhe Alkoolizmit.

Detyra kryesore e mëlçisë suaj është të filtrojë gjakun që rrjedh nga sistemi juaj i tretjes në pjesën tjetër të trupit. Kur alkooli hyn në qarkullimin e gjakut, ai kalon përmes mëlçisë e cila e zbërthen atë.

Në procesin e zbërthimit së alkoolit që konsumoni, mëlçia has toksina. Konsumi i tepërt i alkoolit mund ta bëjë mëlçinë të yndyrshme dhe mund të krijohen vraga, të cilat më pas kufizojnë rrjedhën e gjakut. Kjo mund të shkaktojë vdekjen e qelizave të mëlçisë, gjë që mund të dëmtojë funksionimin e saj.

Sa alkool do të qëndrojë në trupin tuaj varet nga gjatësia, pesha dhe mosha juaj.

“Shumica e njerëzve mund të zbërthejnë gjysmën e pijeve, ose 30 mililitra në një orë. Koha mesatare që i duhet mëlçisë për të zbërthyer një gotë prej 250 mililitra verë është tre orë. Do të duhen dy orë për gjysmë litre birrë”,  tregon Koob.

Sipas Qendrave të Trajtimit të Varësisë në SHBA, alkooli mund të zbulohet në gjak deri në gjashtë orë më vonë, rreth 12 deri në 24 orë me frymëmarrje, në urinë e pështymë dhe deri në 90 ditë në flokë.

Më shumë

spot_img
spot_img