Një burrë 48-vjeçar nga Afrika e Jugut ishte pilot për 20 vite pa pasur patentë dhe lejen e nevojshme.
Sipas informacioneve piloti, kishte eksperiencë pilotimi por ku i është kërkuar patenta ai ka dhënë një fallco e cila u pranua nga kompania e avioneve pa kontroll.
48-vjeçari dha dorrëheqjen nga puna dhe tani i kërkohet nga kompania të kthejë 50% të rrogave që ai ka marrë gjatë gjithë këtyre viteve. Kompania nga ana tjetër do duhet të paguajë një gjobë prej 177.878 euro për lejimin e pilotimit të avionëve nga një pilot pa lëje.
Zbulimi u bë kur pilotit i është dashur të bëjë një manovër të vështirë por ai nuk mundej pasi nuk kishte këtë informacionet dhe profesionalizmin e duhur.