Tirana
overcast clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
0.5kmh
90 %
Die
19 °
Hën
20 °
Mar
21 °
Mër
21 °
Enj
21 °
E diel, 17 Tetor, 2021
spot_img

Pilotoi avionët luftarakë, vdes në moshën 101 vjeçare ‘ASI’ i ushtrisë angleze

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

3d4b9788a8ed9c429370ab5b5c2ac5e6

Ish-piloti luftarak i Britanisë, Paul Farnes ka ndërruar jetë në moshën 101 vjeçare.

 Paul ishte një nga pilotët e fundit të betejës së Britanisë, i cili pilotoi avionët luftarakë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Për shkak të numrit të madh të avionëve kundërshtarë që ai kishte rrëzuar, ishte quajtur edhe zyrtarisht si një “AS”, pra një nga më të mirët e ushtrisë.

Paul ishte pjesë e një grupi prej afro 3000 avionësh që luftuan “Luftwaffe”-in gjerman në qiellin e Anglisë jugore në 1940, kur Britania po rrezikohej nga sulmet naziste.

Në vitin 2015 në Westminster Abbey u mbajt një paradë nderimi për shërbimin e këtij grupi ushtarësh.

Farnes dhe shokët e ish-grupit u duartrokitën gjatë nga të pranishmit.

“Është e mahnitshme që Beteja e Britanisë ka zënë vend në memorien e  publikut dhe unë jam shumë krenar që kam qenë pjesë e saj”, ishte shprehur Farnes në atë kohë.

Ai u tërhoq nga Forcat Ajrore të Mbretërisë në 1958.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img