Hapësire reklamuese

Bota

Pilotimi i vrasësit Lubitz (Video)

Shkruar nga Newsbomb

Andrea Lubitz, piloti që rrëzoi avionin në alpet e Francës ku vdiqën 149 persona, shfaqet në një video publikuar sot, duke drejtuar një avion. Filmimi është bërë gjatë trajnimeve që Lubitz ka kryer ku ai duket shumë i lumtur në pilotim. Qesh dhe piloton sipër Gjermanisë.

Lubitz 29-vjeçar e nisi trajnimin në 2007, para se të merrte një pushim mjekësor dhe më pas u rikthye dhe më pas u kualifikua si pilot.

Hetimet pas tragjedisë zbuluan se Lubitz trajtohej për depresion dhe se një ditë para se të rrëzonte avionin kishte marrë një recetë mjekësore. Ish-e dashura e tij Maria ka rrëfyer se ai i ka thënë që një ditë do bëntë diçka të jashtëzakonshme, që bota ta kujtonte emrin e tij. Lubitzi arriti të nxirrte jashtë kabinës pilotin Patrick Sondenheimer, duke e inkurajuar të shkonte në tualet. Pas kthimit nga tualeti piloti e gjeti derën e kabinës të zënë, duke mos ia arritur që të bindtte Lubitzin t’I hapte derën.

[iframe frameborder="0" width="698" height="503" scrolling="no" id="molvideoplayer" title="MailOnline Embed Player" src="http://www.dailymail.co.uk/embed/video/1171189.html" ]

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu