Hapësire reklamuese

Aktualitet

‘Piku i uljes në ekonomi 3 mujorin e 2’, Sejko për krizën e Covid: Pandemia ka ulur prodhimin dhe ka rritur papunësinë (VENDIMET E BSH)

Shkruar nga Newsbomb
Gent Sejko

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko në një konferencë për shtyp ka deklaruar se kriza e Covid 19 ka dëmtuar rëndë ekonominë.

 

Sejko ka theksuar se mbyllja e disa aktiviteteve të prodhimit ka sjellë rënie të prodhimit, si pasojë rënia e prodhimit pritet të shoqërohet me rënie të punësimit.

Sakaq ai shton se do të kemi normë inflacioni të qëndrueshme. Sa i përket normës bazë të interesit ajo do të jetë e pandryshuar. Sakaq e pandryshuar do të jetë edhe norma e interesit për kredinë. Nga ana tjetër bëhet me dije se është ulur kosotja e kredisë për sektorin privat.

Sipas guvernatorit të BSH ekonomia pritet të shënojë pikun e uljes në 3 mujorin e dytë.

Pjesë nga fjala e Sejkos:

Energjenca e shkaktuar nga Covid përbëjnë një sfidë në stabilitetin financiat të vendit dhe për rritjen ekonomike të vendit në afatin e  mesëm dhe të gjatë.

Mbyllja e disa aktiviteteve të prodhimit ka sjellë rënie të prodhimit. Rënia e prodhimit pritet të shoqërohet me rënie të punësimit.

Normë inflacioni të qëndrueshme. Në këtë skenar pandemia do të lërë gjurmë të dukshem dhe kalimtare në ekonominë e vendit.

Zgjatja potenciale e pandemisë do të sjellë ndikim më negativ në vend. Objektivi primar i duhet të jetë marrja e masave dhe masa për rritjen ekonomike në të ardhmen.

Rritja e borxhit publik është kosto e pranueshme për rritjen e ekuilibrave të vendit. Këshilli mbikqyrës vëren se BSH ka marrë masat e duhura në kohë të duhur.

Kemi lehtësuar kostot e operimit të pagesave elektronike.

Norma bazë e interesit do të jetë e pandryshuar. E pandryshuar do të jetë edhe norma e interesit për kredinë. Ulet kosotja e kredisë për sektorin privat.

Rreziqet e kahut të poshtëm burojnë nga zgjatja e pandemisë. Ekonomia pritet të shënojë pikun e uljes në 3 mujorin e dytë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu