Ylli i muzikës Pop, Madonna ka postuar së fundmi në rrjetet sociale një fotografi në shkallët e vilës së saj, por syri i ekspertëve të artit ka kapur një detaj të veçantë.
Në murin pas shpinës së këngëtares shfaqet pikutra e famshme “Diana dhe Endimioni” nga Jerome-Martin Langlois, e humbur prej vitit 1918.
Megjithatë, sipas gazetës franceze Le Figaro, piktura, nëse është origjinalja, doli në shitje në Nju Jork në vitin 1989, ku Madonna pagoi 1.3 milion dollarë për ta bërë të sajën.
Kjo pikturë humbi gjurmët nga Muzeu i Luvrit përpara Luftës së Parë Botërore. Piktura dyshohet se u regjistrua më vonë në një parajsë fiskale dhe u hodh në ankand, siç përfundojnë shpesh shumë vepra të artit që kalojnë nga tregu i zi. Aty raportohet se e ka blerë këngëtarja e famshme.
Ekspertët kanë vënë re edhe një detaj të veçantë, nëse piktura është origjinale, bezesë i mungojnë rreth 3 centimetra në pjesën e poshtme, çka dyshohet të jetë grisur qëllimisht për të fshehur firmën e piktorit.
Në një video të postuar në Facebook, kryetarja e bashkisë së Amiens, qyteti i lindjes së presidentit Emmanuel Macron, Brigitte Foure, tha: “Ne nuk e kundërshtojmë në asnjë mënyrë blerjen ligjore që keni bërë, por ne jemi kandidatë për të qenë Kryeqyteti i Kulturës Evropiane në vitin 2028. Kështu që do të doja që me këtë rast, këtë vit, të na huazoni pikturën tuaj”.
“Diana dhe Endimioni” u porosit nga mbreti Luis XVIII dhe u ble nga shteti në vitin 1873.