Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
69 %
2.1kmh
0 %
Sht
23 °
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
36 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Piktori i njohur shtrohet tek Covid-2, vajza e tij ka një thirrje për Ramën dhe Manastirliun

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

9f6255232dfb45c62f7f773c67b5321d

Vajza e piktorit të njohur shqiptar, Mustafa Arapi ka njoftuar se babai i saj është shtruar ditën e djeshme në spitalin “Shefqet Ndroqi”, pasi u infektua me koronavirus.

Përmes një postimi në rrjetet sociale. Ajo i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Shëndetësisë që institucionet ti japin vëmendje maksimale artistit, pasi është edhe personalitet i kulturës shqiptare.

Vajza e piktorit, Dorina Arapi ka falënderuar shumë mjekët dhe infermierët në spital që po i dedikohen pacientëve në këto momente të vështira.

Postimi i plotë:

Dje babi im, Mustafa Arapi, u shtrua në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Për shkak të kovidit, i është prekur një pjesë e mushkërive.

Mustafa Arapi, babai im, është baba e bashkëshort i shkëlqyer, mik, njeri i nderuar, piktor i nivelit botëror, restaurator i shkëlqyer me një kontribut prej 40 vjetësh në fushën e restaurimit. Nga puna e tij restauruese, sot brezat e rinj dhe kultura shqiptare trashëgon dhe admiron Onufrin, Qipriotin, Çetirët, Zografët, banesa tradicionale, kisha, afreske, ikona e studimeve e plot të tjera. Pedagog, artist, studiues, pjesëmarrës i lëvizjeve të dhjetorit ’90, Mustafa Arapi meriton vëmendjen maksimale të shtetit, pavarësisht të gjitha shërbimeve që mjekët e infermierët po i ofrojnë. I falënderoj shumë mjekët,  infermierët e gjithëkënd në spital që po i dedikohen pacientëve në këto momente të vështira!

Por i drejtohem Kryeministrit z. Edi Rama, Ministres së shëndetësisë znj. Ogerta Manastirliu, që shteti dhe institucionet të japin vëmendjen e duhur për babain tim dhe për këtë personalitet të kulturës shqiptare.

Unë e dua babain tim me jetën time, por ai është dhe një Vlerë për shtetin e kulturën shqiptare.

Ju faleminderit nga zemra gjithëkujt për ndihmën e vëmendjen!

Shpërndajeni këtë mesazh,… kush dëshiron.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img