Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
94 %
1.5kmh
0 %
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
37 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

‘Pikë plumbi’ në mes të Tiranës rrezikoi qytetarët dhe gjobitet me shumën qesharake, reagon pas 9 ditësh Policia: Stiverjani s’është i afërmi i asnjë zyrtari

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

3a55f8ef1e6ec2cfbfa7337d7d1deaa4

Policia e Shtetit ka bërë një sqarim lidhur me aksidentin që ndodhi afër ambasadës italiane në Tiranë.

Një makinë me shpejtësi 150 km/orë përplasi një automjet tjetër që po lëvizte sipas rregullave të qarkullimit rrugor.

Ngjarja ishte tepër e rëndë, pasi 2 kalimtarë të rastit shpëtuan për më pak se 1 sekondë nga vdekja e sigurtë.

Aksidenti u shkaktua nga shoferi Stiverjan Dashi, që po ngiste një makinë të tipit BMË, version 750 LI, e cila me një shpejtësi mbi 150 km/orë hyri me semafor të kuq dhe përplasi një makinë Skoda.

Në lidhje me aksidentin, policia e Tiranës nuk bëri asnjë njoftim zyrtar, pavarësisht se ishte i rëndë.

Mediat raportuan se Dashi ishte i afërmi i kreut të OFL-së, por policia ka sqaruar se drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin rrugor nuk është i afërm i ndonjë zyrtari drejtues në Policinë e Shtetit dhe nuk është favorizuar në asnjë moment nga asnjë zyrtar policie.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, Dashi është gjobitur me 15 mijë lekë të reja për shkaktimin e aksidentit.

Njoftimi i plotë:

Policia e Shtetit – Sqarim

Në lidhje me lajmin e publikuar në disa media përgjatë ditëve të fundit, për një aksident rrugor të ndodhur në kryqëzimin e rrugës “Papa Gjon Pali II” me rrugën “Ismail Qemali”, ku shtetasi S.D., duke vazhduar lëvizjen me mjet gjatë kohës që semafori ishte me dritë të kuqe dhe është përplasur me mjetin tip “Skoda Rapid”, me drejtues shtetasin D.T. dhe pasagjer shtetasin A.M. e për pasojë u dëmtuan 2 shtetas, jashtë rrezikut për jetën, sqarojmë opinion publik se:
 

Drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin rrugor nuk është i afërm i ndonjë zyrtari drejtues në Policinë e Shtetit dhe nuk është favorizuar në asnjë moment nga asnjë zyrtar policie.

Stukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në lidhje me këtë ngjarje kanë kryer të gjitha veprimet procedurale dhe materialet janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme, në ngarkim të qytetarit S.D.

Njëkohësisht, Policia Rrugore e Tiranës ka kryer të gjitha veprimet administrative.
 

Njoftimi për aksidentin rrugor është pasqyruar në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit, në përmbledhjen ditore të ngjarjeve që publikohet, si çdo ngjarje tjetër pa pasoja fatale.

Policia e Shtetit garanton qytetarët se është tërësisht e angazhuar për të luftuar krimin dhe zbatuar ligjin dhe vetëm ligjin, ndaj fton median që për çdo rast të kërkojë informacion zyrtar pranë strukturave përgjegjëse për dhënien e informacionit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img