Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Pikë kthese”, Manastirliu: Miratuam projektligjin për autonominë spitalore

Shkruar nga Newsbomb
“Pikë kthese”, Manastirliu: Miratuam projektligjin për

Shërbimi spitalor në vend do të ketë një model të ri administrimi dhe menaxhimi, me ligjin e ri të shërbimit spitalor.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në një dalje për mediat ka bërë me vendimin e Këshillit të Ministrave  për miratimin e projekttligjit për “Shërbimin spitalor në Republikën e Shqipërisë”.

“Ky projektligj do të sjellë një model të ri të shërbimit spitalor në Republikën e Shqipërisë, modelin e Autonomisë Spitalore. Autonomia Spitalore vjen tashmë në këtë sistem të ri që plotësohet në këtë kuadër ligjor, nëpërmjet kartës së performancës, një kartë, e cila plotësohet nga spitalet, sipas kritereve të përcaktuara, për aftësi menaxheriale, aftësi administrative, aftësi organizative për të përfituar “kartën e performancës” dhe “kartën e autonomisë spitalore”. Do të jetë një pikë kthese aplikimi i autonomisë spitalore. Do të fillojë ky aplikim në Spitalin Memorial në Fier. Vlerësojmë që ky aplikim do të fillojë brenda këtij viti me miratimin e ligjit, duke u hartuar të gjitha aktet nënligjore dhe gjithë paketa e proçedurave standarde operacionale që do të na ndihmojnë jo vetëm në kostifikimin e shërbimeve të kujdesit spitalor por edhe në planifikimin të shtrirjes së modelit të autonomisë spitalore në spitalet që do të plotësojnë të gjitha kriteret për të përfituar Kartën e Autonomisë Spitalore”, tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu foli për një organizim të ri të shërbimit spitalor kur tha se: “Do të kemi një planifikim spitalor kombëtar nëpërmjet një Komiteti të Ekspertëve që do të hartojnë këtë Plan Kombëtar Spitalor. Do të kemi një organizim të spitaleve, duke filluar nga spitalet ditore, në spitalet bashkiake, spitalet rajonale, qendrat rajonale të shërbiemeve. Për herë të parë do të kemi dhe spitale të cilat ofrojnë shërbime të dedikuara jo vetëm në bazë bashkie por edhe në bazë rajoni. Pra ndryshon edhe qasja e ofrimit të shërbimeve, duke krijuar kështu pole rajonale të shërbimit spitalor në vend dhe sigurisht jep një hapësirë më të madhe spitaleve për të menaxhuar fondet e dedikuara nga buxheti i shtetit por gjithashtu dhe për të krijuar mundësi për të rritur fonde nga burime të tjera të lejuara”, tha Manastirliu.

Një tjetër vendim që u prezantuar nga Ministrja Manastirliu ishte dhe rivendosja në afat e marrëveshjes me Bankën Europiane për Zhvillim dhe Rindërtim përsa i përket projektit të emergjencës Covid19.

“Vendimi tjetër që sot kemi miratuar nga Këshilli i Ministrave është rivendosja në afat e marrëveshjes me Bankën Europiane për Zhvillim dhe Rindërtim, përsa i përket projektit të emergjencës Covid19, duke synuar kështu përfundimin e një seri projektesh të rëndësishme tashmë të nisura, që është projekti i rehabilitimit të Spitalit Infektiv, duke synuar që të përfundojmë brenda këtij viti një investim të rëndësishëm në transforimin e Spitalit Infektiv, në një qendër të referencës dhe të ekselencës së sëmundjeve infektive në vend. Por gjithashtu dhe për të përfunduar të gjitha ato ndërhyrje të cilat ne, nëpërmjet mbështetjes të Bankës Europiane për Zhvillim dhe Rindërtim, kemi nisur, që kanë lidhje me zhvillimin dhe forcimin e kapaciteteve spitalore me pajisjet dhe aparaturat biomjekësore që instalohen në spitalet tona përmes këtij projekti dhe gjithashtu edhe zhvillimin dhe fuqizimin e kapaciteteve të Institutit të Shëndetit Publik”, bëri me dije Manastirliu.

Me projektligjin e ri “Për shërbimin spitalor në Republikën e Shqipërisë”, spitalet do të kenë autonomi menaxheriale, sa i takon administrimit, organizimit dhe aspektit rregullator si dhe autonomi financiare, që do të thotë që do të jenë institucione që vetëfinancohen, duke përdorur jo vetëm burimet nga buxheti i shtetit, por edhe burime të tjera të ligjshme.

Një risi e këtij projektligji të ri është planifikimi spitalor në nivel kombëtar. Për këtë, është parashikuar ngritja e një organi kolegjial ad hoc, një organ këshillimor për pilitikat dhe zhvillimin  e sistemit shëndetësor, që do të hartojë planin kombëtar spitalor. Autonomia spitalore do të mundësojë edhe pagesat e diferencuara për mjekët në bazë të performancës dhe shërbimit të ofruar për qytetarët si dhe do të lejojë praktikat e dyfishta të mjekëve, që do të thotë edhe mundësi për të shfrytëzuar mjediset spitalore për konsulta apo shërbime përtej orarit të punës, për pacientë jashtë sistemit të referimit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll