Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Pikë burrërie profesionale”, Frrok Çupi krahason Giovanni Falcone-n me Olsian Çelën dhe Arben Krajën: Flokët të krehur e të lëpirë, të dy më duken si burra “acqua e sapone”

Shkruar nga Newsbomb
“Pikë burrërie profesionale”, Frrok Çupi krahason

Analisti Frrok Çupi ka bërë një krahasim mes ish-gjykatësit italian Giovanni Falcone, i vrarë nga mafia në vitin 1992, kryeprokurorit të Shqipërisë Olsian Çela dhe kreut të SPAK, Arben Krajës.

Çupi shkruan ndër të tjera se Falcone nuk e kishte Amerikën pas vetes, ashtu siç e kanë prokurorët e Shqipërisë, teksa shton se nëse SHBA s’do të mbështeste Shqipërinë, atëherë mafiozët do të na kishin ngrënë me dhëmbë si lepuj.

Ai thotë se Çela dhe Kraja i duken sikur nuk kanë asnjë pikë trishtimi, as pikë burrërie profesionale dhe as pikë frike. “Të dy më duken si dy burra ‘aqua e sapone’, të sapodalë nga pika e vesës. Flokët të krehur e të lëpirë me kujdes, vetë të larë e të ndërruar si bebe”, shkruan Çupi.

Pjesë nga postimi i Frrok Çupit:

Nuk dua të tremb prokurorët tanë; as prokurorin e Përgjithshëm, as prokurorin e SPAK. Por edhe sot prokurorët mund të vriteshin në këtë luftë të egër. Falcone nuk e kishte Amerikën pas vetes, këta e kanë. Pa Amerikën as që do t’ia kishim dalë kurrë; mafiozët tanë do të na kishin ‘hëngër me dhëmbë si lepuj’.

‘Inshallah’ as Olsi as Arbeni nuk kanë dëgjuar gjë në jetë për Giovanni Falcone, ‘hero i jashtëzakonshëm i ndërgjegjes’.

Kur i shikoj, si njërin edhe tjetrin, besoj se nuk kanë pikë trishtimi, as pikë burrërie profesionale, as pikë frike. Të dy më duken si dy burra ‘aqua e sapone’, të sapodalë nga pika e vesës. Flokët të krehur e të lëpirë me kujdes, vetë të larë e të ndërruar si bebe, të veshur ‘spic’, me një lëkurë të bardhë e të kuruar sapo kanë dalë nga ‘spa and ëellness center’. Nuk e dua këtë lloj burri, megjithatë e pranoj se janë në modë; jo si prokurorë sigurisht, por ndoshta si kamerierë a diçka tjetër.

Kur vdiq Falcone, maj 1992, nuk kishe ku t’i gjeje para të depozituara apo nëpër xhepa, as shtëpi luksi, as vilë, as ndonjë shënim për parfumet. Ai nuk jetonte në bllokun e zyrtarëve mafiozë.

Nuk është kjo çështja e tërë. Çështja është se si prokurori, si inxhinieri apo si gazetari…, me atë çfarë i shikon në bojë, atë do t’i kërkosh edhe në soj.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll