Hapësire reklamuese

Rajoni

Pikasen në Mikonos 2 shqiptarë që grabisnin vila luksoze, gjatë ndjekjes plagoset një prej policëve

Shkruar nga Newsbomb
Pikasen në Mikonos 2 shqiptarë që grabisnin vila luksoze,

Një përplasje me motorr është regjistruar në ishullin e “të pasurve” në Mykonos të Greqisë, por nuk ka qenë një aksident rrugor.

Policia kreu një aksion teksa ata ishin duke grabitur disa vila luksoze në zonë, ndërsa ka mundur të arrestojë dy prej tyre. Mirëpo gjatë ndjekjes një prej efektivëve ka mbetur i plagosur pasi është rrëzuar nga motorri dhe ka thyer kyçin e këmbës.

Në kamerat shihen grabitësit shqiptarë që mbanin në kokë disa kapuça të zinj që të mos identifikoheshin. Sipas mediave greke njëri prej shqiptarëve kishte shkuar me motor në Mykonos dhe pasi ka takuar bashkëpunëtorin e tij. hoqën robat e bardha dhe i hodhën, më pas veshën të zeza. Një prej tyre mori në motorr një levë të kuqe.

Pasi pikasën policinë ata vrapuan, por pas 500 metrash u ndalën dhe u ndanë në vende të ndryshme. Pas kërkimeve policia gjeti bluzat dhe kokore si dhe dy kaçavida, shkruajnë mediat greke.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu