Hapësire reklamuese

Aktualitet

PIKA NEVRALGJIKE E TRAFIKUT/ Ndryshon lëvizja nga sheshi Shqiponja te Pallati me Shigjeta, Shkreli shpjegon PROJEKTIN

Shkruar nga Newsbomb

Plan i ri menaxhimi trafiku në nyjen e sheshit ‘Shqiponja’.

Sot del leja e ndërtimit të veprës dhe punimet do të fillojnë menjëherë ndërsa aktorët e këtij plani menaxhimi janë mbledhur në tryezë për ndërhyrjen në një nga akset më të rëndësishme të lëvizjes.

Të gjithën e ka shpjeguar zv.ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës Artan Shkreli.

“Kjo nyje impakton lëvizjen e gjithë Shqipërisë. Sikurse dimë ne aksi për të cilin diskutohet sot për të arritur një menaxhim të trafikut nga pallati me Shigjeta te rrethrrotullimi Shqiponja është një nga më të rënduarit me trafik. Shqiponja, është bërë kamzhik për jetën e qytetarëve dhe duket sikur është nyje gordiane që duhet të zgjidhet.

Edhe me ministrinë e Brendshme dhe Policinë e shtetit e cila duke hartuar me bashkinë mënyrën sesi do të bëhet ky projekt duhet të gjejmë rrugën më të mirë që të mos rrisim më tej ngarkesën.

Ky është edhe viti i sigurisë rrugore në shqipëri që do të thotë jo se ka një angazhim për uljen e aksidenteve por edhe për të sensibiluzuar edhe institucionet që kanë të bëjnë me këtë aspekt.

Do të ketë një siguri maksimale gjatë kohës që bëhen punimet, gjatë ditës e natës ku do të behen punime dhe skaleta që kanë përgatitur specialistët do të bëjë të mundur që punimet të realizohen shpejt dhe që radhët të jenë më të vogla”, tha Shkreli.

Ndërkaq Ergys Verdho, Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar dha të tjera detaje të menaxhimit të trafikut.

“Drejtimi Durrës –Tiranë do bëhet shfryrja e trafikut në dy pika të reja” në pikën dardania, dhe rrugën Kasem Shima që është në afërsi të ceofarma. Nga pjesa e Urshekut, Kasharit Yzberisht dhe Kombinat për të devijuar trafikun.

Devijohet trafiku me dy korsi te Casa Italia dhe gjendemi me tre korsi te sheshi Shqiponja. Ku do të ketë një transformim dhe rritje me 30 metra nga jugu. Ndryshimi i vetëm vjen nga zogu i zi e sheshi Shqiponja bëhet me tre korsi. Pjesa tjetër vazhdon me tre korsi, sheshi Shqiponja – pallati me shigjeta.

Skema e trafikut do paiset me vijëzimet e nevojshme për të qenë e sigurt. Policia do na mbështese dhe ne do jemi në bashkëpunim me të dhe me bashkinë. Sic e tha dhe Shkreli do punohet 24 orë derisa vepra të mbarojë.”, tha drejtori.

“Në diskutimet që janë bërë njësia e monitorimit do jetë e vazhdueshme. Nëse vërehet dicka që nuk shkon në kohë reale është policia e shtetit që do të bëjë të mundur bllokimi i ndonjë aksi dhe hapja e ndonjë tjetri. Ndërkohë që këtu avancojnë punimet është po bashkia që po bashkëpunon me specialistët për projektin nga sheshi shqiponja te stacioni i trenit. Po vazhdohet me shpronësimet të atij segmenti të unazës së madhe në zonën pranë Shkozës ku shpronësimet janë në përfundim e sipër. Po punohet në disa pika njëkohësisht”, shtoi Shkreli.

Nga ana e saj edhe Policia e Shtetit siguroi se ka marrë masat për rrugët hyrëse dhe dalëse.

“Rrugorja ka marrë detyrat e saj. Kemi qenë pjesë e grupit të punës në këtë plan. Me shërbimet e përditshme por edhe ato shtesë, kemi marrë masa dhe detyrimet për rrugët hyrëse dhe dalëse. Jemi në komunikim të herëpashershëm me ARRSH dhe bashkinë dhe gjykoj se nuk do të kemi probleme për të mbaruar këtë detyrë të nisur”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu