Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
56 %
4.1kmh
0 %
Hën
21 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

“Pika e vlimit është Fushë Kruja”, Lala paralajmëron: Tani ka nisur lufta mes grupeve kriminale

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetarja Klodiana Lala ka folur sot lidhur me situatën e krijuar nga ngjarjet kriminale në vend.

Ajo u shpreh në “News24” se fshati Nikël është një bazë e vrasësve me pagesë dhe Shqipëria e Mesme aktualisht një pikë shumë e nxehtë, ku do të vijojnë të lahen hesape mes bandave, në një kohë që Elbasani ka rënë në qetësi.

Duke folur për masakrën e Fushë Krujës, gazetarja e cilësoi si ‘pika e vlimit’, ndërsa shtoi se tashmë ka nisur lufta mes grupeve kriminale.

 “Tek masakra e trefishtë kishin përdorur armë e kalibrit të sofistikuar qe përdoret nga forcat speciale, dyshohet se është një vrasje me pagesë. Pika e vlimit është masakra e Fushë Krujës.

Familja Martinaj ka përplasje me disa grupe kriminale. Aq shumë personazhe të përfshirë, sa tani mendoj që për fat të keq më duhet ta artikuloj, ka filluar lufta.Deri më tani personat me rekorde kanë arritur t’ja hedhin drejtësisë, të dalin e janë të bindur në mendjen e tyre se mund ta blejnë drejtësinë dhe nëse kryejnë një krim të rëndë.Njerëzit e botës së krimit asnjëherë nuk ndjekin të njëjtin itenerar, më shqetëson fakti që këto ngjarje po e tronditin sigurinë në vend”, u shpreh Lala.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img