Hapësire reklamuese

Aktualitet

Pika e kalimit kufitar Kakavijë e bllokuar për këmbësorët, bllokohen në doganën greke 25 shtetas shqiptarë

Shkruar nga Newsbomb
Pika kufitare e Kakavijes

Pika e kalimit kufitar të Kakavijës nga mesnata e datës 31 mars, është 100 % e bllokuar, pa përjashtim për të gjithë udhëtarët që kërkojnë të hyjnë në Shqipëri nga Greqia.

Deri në mesditë, rreth 25 shtetas shqiptarë që kërkonin të hynin në Shqipëri nuk u lejuan të kalonin dhe mbetën të bllokuar në pritje, në territorin e doganës greke.

Lëvizja u ndalua nga zbatimi i një urdhri urgjent të Ministrisë së Shëndetësisë që mbrriti në Kakavijë në mesnatë.

Pas këtij urdhri, me përjashtim të shoferëve të kamionëve që transportojne mallrat e shportës së mallrave ushqimorë dhe jetësorë, askush nuk do të lejohet të kalojë traun e doganës në këtë pikë kalimi.

Burimet e policisë kufitare bënë të ditur se kjo situatë bllokimi do të vazhdojë deri në një urdhër të dytë.

Ëngjëll Seriani

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu