Hapësire reklamuese

Showbiz

Pijet që përkeqësojnë kolesterolin dhe shëndetin e zemrës

Shkruar nga Newsbomb
Pijet që përkeqësojnë kolesterolin dhe shëndetin e

Pijet industriale të mbushura plot me sheqerna janë kudo dhe konsumohen nga shumica e njerëzve, duke nisur që nga fëmijët e vegjël e deri tek më të moshuarit.

Ato janë bërë aq shumë pjesë e jetës së përditshme, pavarësisht efekteve të tyre negative që po zbulohen dita ditës.

Studimet më të fundit, të cilave u referohet AgroWeb.org, thonë se njerëzit që pijnë të paktën një pije të tillë në ditë, janë më të rrezikuar nga prania e yndyrnave të këqija në gjak dhe rrjedhimisht nga sëmundjet e zemrës.

Pija e tepruar e këtyre lëngjeve me sheqerna artificialë nxit shfaqjen e dislipidemisë, një term që përfshin nivelet e larta të triglicerideve dhe kolesterolit të keq.

Çfarë është kolesteroli?

Kolesteroli është një substancë e ngjashme me dyllin që prodhohet nga mëlçia.Ai ndahet në dy kategori: ai i lipoproteinës me dendësi të ulët (LDL) që është i keq dhe ai i lipoproteinës me dendësi të lartë që është i mirë.

Pijet industriale me sheqer dhe kolesteroli

Konsumi i përditshëm i pijeve të tilla industriale rrit me 98 përqind gjasat që një njeri i shëndetshëm të ketë nivele të larta të kolesterolit të keq në gjak.

Një gjë e tillë është faktor shumë i madh rreziku i aterosklerozës, atakut në zemër dhe ishemisë. Ky rreziku ulet duke ndjekur dhe zbatuar një regjim të shëndetshëm ushqimor, siç është ai Mesdhetar.

Ky regjim rekomandon uljen e sasive të mishit të kuq dhe të karbohidrateve por konsumin më të rregullt të frutave, perimeve, peshkut, farave, drithërave të shëndetshme dhe yndyrnave si vaji ekstra i virgjër i ullirit.

Heqja dorë nga këto pije është hapi më i duhur që mund të marrë një njeri, sepse sheqeri është fajtor për shumë probleme madhore në organizëm.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll