Tirana
few clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
60 %
1.5kmh
20 %
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
19 °
E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

Pica italiane nominohet për listën e UNESCO-s për trashëgiminë kulturore

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Agjencia italiane e lajmeve ANSA, thotë se autoritetet italiane kanë vendosur të nominojnë picën, produktin e tyre ushqimor të njohur botërisht, për listën e UNESCO-s për trashëgiminë kulturore.

Ashtu siç raportoi ANSA, komisioni Kombëtar Italian për UNESCO-n ka aprovuar propozimin të parashtruar nga Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit e cila kishte marrë përkrahjen edhe nga ministritë e Kulturës, Punëve të Jashtme, Arsimit, Ambientit dhe Ekonomisë.

E lindur në Italinë e Jugut, në qytetin Napoli rreth vitit 1700, pica do të jetë nominimi i vetëm nga shtetet e Mesdheut për listën e trashëgimisë kulturore, dhe për ta shtuar është bërë shkaku se si e tillë, pica përfaqëson Italinë anembanë botës, shkruan AA.

“Ne çmojmë prodhimin e Italisë, sidomos pas suksesit të arritur në EXPO” (2015 në Milano), citon ANSA ministrin italian të Bujqësisë dhe Ushqimit, Maurizio Martina. Zyrtarët e UNESCO-s, organizatë kjo me seli në Paris, në vitin 2017 do të vlerësojnë kandidaturën “Arti i Mjeshtërve Napolitanë të Picas”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img