Hapësire reklamuese

Politikë

Philip Reeker nesër mbërrin në Tiranë, në axhendë takim me Ramën dhe kreun e PD-së Lulzim Bashën

Shkruar nga Newsbomb
Philip Reeker nesër mbërrin në Tiranë, në axhendë

Ndihmës Sekretari Amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip T. Reeker do të vizitojë nesër Shqipërinë.

Zyrtari i Lartë i DASH do të takohet me drejtuesit më të lartë të politikës në vend, me kryeministrin Edi Rama për të diskutuar marrëdhëniet SHBA – Shqipëri dhe fusha të tjera të interesit të ndërsjellë.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, zyrtari amerikan do të takohet edhe me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim  Basha në selinë blu.

Burime për mediet bëjnë me dije se Reeker pas përfundimit të vizitës në vendin tonë, më 1 korrik do të udhëtojë  për një vizitë zyrtare drejt Maqedonisë së Veriut për të marrë pjesë në Konferencën “Rruga drejt Prespës”.

Nga Ohri diplomati i SHBA do të theksojë mbështetjen amerikane për dialogun e vazhdueshëm dhe bashkëpunimin drejt stabilitetit dhe progresit në mbarë rajonin.

Po në Ohër, ai do të takohet me kryeministrin maqedonas Zoran Zaev, Ministrin e Jashtëm Osmani dhe zyrtarë të tjerë të lartë për të diskutuar rreth prioriteteve të përbashkëta për Ballkanin Perëndimor.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll