Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
88 %
2.6kmh
0 %
Hën
33 °
Mar
34 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
38 °
E hënë, 21 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Pfizer nuk respektoi kontratën me ne, do e hedhim në gjyq? Rama: Nuk e çojmë nëpër mend! Disa qafira nxorën kontratën, u keqinterpretua…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

eb56eb01f3e52b23337e683e097b7fbe

Kryeministri i Shqipërisë, në një konferencë për mediat teksa po pritet që të mbërrijnë vaksinat e tjera nga Pfizer, 1170 të tilla, tha se e rëndësishme është që procesi i vaksinimit po vijon dhe do të vijojë, pavarësisht atyre që thonë se po bëhet për propagandë.

Rama tha se bisedimet po vijojnë me shumë kompani dhe përsa i përket Pfizer, nuk do të ketë nga ana e qeverisë sonë ndonjë padi lidhur me mosrespektim kontrate, pasi kompania është sjellë mirë dhe në mënyrë të përgjegjshme.

Rama nuk nguroi të komentojë dhe Murrizin apo Berishën dhe eksponentë nga opozita, të cilët nxorrën detaje nga kontrata e firmosur dhe e votuar në parlament.

Rama: Ne do të hyjmë në proces dhe për ata që janë në moshë të thyer. Ama ndërkohë jemi shumë afër finalizmit të kontratës me Astra/Zeneca për vaksinën e tyre. Nuk dua të jap më shumë detaje sepse dhe detajet mund të ndryshojnë, por jemi optimistë që do të kemi një sasi të konsiderueshme dhe nga Astra/Zeneca. Duam të përmbushim skenarin e parë, që të vaksinojmë të gjithë ata që hyjnë në kategorinë e rsikut për 14 muaj. Me Pfizer kemi diskutuar përsëri për mars, prill, qershor, spese skeduli është fleksibël, por nuk e kemi varur veten vetëm në duart e Pfizer, apo Covax, apo në duart e vetëm BE apo e njërës palë apo të palës tjetër. Besoj që e dini që janë dhe vaksina të tjera rrugës, që presim të dalin dhe të aprovohen. Me të gjithë kemi kontakte. Nuk dua të zgjatem më shumë.

Pyetje: Duke qenë se ju thatë se ka vende që e kanë hedhur në gjyq Pfizer për mosrespektim kontrate, dua t’ju pyes se edhe në Shqipëri Pfizer nuk iu përmbajt kontratës, a do të kemi dhe ne ankesa për Pfizer? Sepse thatë që nuk mund t’i dhurojmë vaksina Kosovës.

Rama: Kjo e pamundësisë për të dhënë vaksina tek palë të tjera jashtë territorit nuk është një kusht vetëm për ne, por për të gjithë, ndaj ai vend që ne nuk ia themi emrin nuk dëshiron të bëhet publik. Tani ju jeni të shqetësuar se ai vend shkeli kontratën apo që ne u treguam aq të zotë saqë bëmë miqtë tanë të shkelin kontratën për ne. Ne jemi të lumtur që vëllezërit dhe motrat tona në Kosovë, mund t’ju japim mundësinë të vaksinohen këtu bashkë me mjekët tanë. Ne nuk e mendojmë t’i shkojmë Pfizerit nëpër gjykata, sepse Pfizer me Shqipërinë është sjellë si s’ka më mirë. Nuk dua t’i hyj debatit për ata që ankohen ndaj Pfizer. Ata nuk e kanë shkelur kontratën, pasi Pfizer mund të vonohet, por dhe mund të shpejtojë. Disa fakira ishin të parët që dolën dhe nxorrën hajdutçe një pjesë nga kontrata, i pari fakiri digjital. Me publikimin dhe komentet e kontratës me në krye një qafir digjital të mirënjohur, vrapuan të flasin me helm për ta hemuar sa më shumë këtë popull, për t’i thënë që çdo gjë këtu është vetëm e zezë. Duke e keqinterpretuar atë pjesë të kontratës, duke thënë se vaksinat po vijnë për proopagandë, për “shoë”. Se nuk do vaksinohen të gjithë dhe 2 milionë shqiptarë do “dënohen me vdekje” së pari vaksinat nuk bëhen për shfaqje apo propagandë. Shkurti erdhi, kalon, vjen marsi dhe ju jeni këtu, do e shihni procesin, dhe s’do mund të thuhet se vaksinimi vahzdon ndërkohë kur ndoshta nuk vazhdon. Kjo s’ka lidhje me zgjedhjet. Duan ata ao s’duan. Shqipëria ka një qeveri që bën gjëra që ata disa nuk arrijnë t’i bëjnë.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img