Tirana
light rain
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
71 %
2.1kmh
75 %
Enj
16 °
Pre
17 °
Sht
18 °
Die
16 °
Hën
11 °
E enjte, 8 Dhjetor, 2022

Pfizer kërkon autorizim për përdorim të pilulave kundër Covid-19

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kompania Pfizer të martën kërkoi nga rregullatorët amerikanë që të autorizojnë ilaçin e saj eksperimental për trajtimin e Covid-19, duke i hapur rrugën fillimit tëmundshëm këtë dimër të një trajtimi premtues të virusit në shtëpi.

Kërkesa e kompanisë Pfizer vjenë në një kohë kur infeksionet e reja po rriten sërish në Shtetet e Bashkuara, të nxitura kryesisht nga përhapja e virusit në shtetet ku moti më i ftohtë po i detyron amerikanët të mblidhen në ambiente të mbyllura.

Ilaçi i kompanisë Pfizer ka treguar gjatë provave klinike se ul ndjeshëm shkallën e shtrimeve në spital dhe atë të vdekjeve të njerëzve të infektuar me koronavirus. Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve tashmë po shqyrton një ilaç konkurrues të kompanisë Merck dhe disa prodhues më të vegjël të ilaçeve pritet gjithashtu të kërkojnë autorizim për ilaçet e tyre të trajtimit të koronavirusit në muajt e ardhshëm.

“Ne po ecim sa më shpejt që të jetë e mundur në përpjekjet tona për ta dërguar këtë trajtim të mundshëm në duart e pacientëve dhe ne mezi presim të punojmë me FDA-në në shqyrtimin e kërkesës sonë”, tha përmes një deklarate shefi ekzekutiv i kompanisë Pfizer, Albert Bourla.

Në mënyrë të veçantë, Pfizer dëshiron që ilaçi të jetë i disponueshëm për të rriturit që kanë infeksione të lehta deri në mesatare me Covid-19 dhe janë në rrezik të sëmuren rëndë. Kjo është e ngjashme me mënyrën se si aktualisht përdoren ilaçet e tjera për të trajtuar sëmundjen. Por të gjitha ilaçet aktuale për trajtimin e COVID-19, të autorizuara nga FDA-ja, duhet të jepen përmes injeksioneve nga personeli shëndetësor në një spital ose klinikë.

Disa ekspertë parashikojnë se ilaçet për trajtimin e COVID-19 përfundimisht do të kombinohen për të mbrojtur më mirë njerëzit nga efektet më të rënda të virusit. /VOA

Më shumë




spot_img








spot_img