Tirana
overcast clouds
15 ° C
15 °
15 °
88 %
0.5kmh
90 %
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
20 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Pfizer i bllokon ngarkesën me 700,000 vaksina Izraelit: S’na ka paguar asnjë nga 2.5 milion dozat e fundit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Pfizer ka ndaluar dërgimin e vaksinave në Izrael pasi ky shtet nuk ka paguar për ngarkesën e fundit me 2.5 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit.

Drejtuesit e Pfizer kanë thënë se janë të shqetësuar që qeveria në tranzicion nuk do të paguajë, prandaj kompania nuk dëshiron të dërgojë më vaksina.

Ata u shprehën se nuk e kuptojnë se si mund të ndodhë një situatë e tillë në një vend të organizuar.

Madje  Pfizer e quajti Izraelin një “republikë bananesh”.

Një dërgesë prej 700,000 dozash pritej të mbërrinte në Izrael të dielën, por u shty deri në një njoftim tjetër.

Pfizer tha për “The Jerusalem Post” se kompania ka përfunduar të gjitha dërgesat në Izrael sipas marrëveshjes së saj fillestare për të siguruar vaksinën e saj COVID-19, të nënshkruar në nëntor të 2020-ës.

“Kompania aktualisht po punon me qeverinë Izraelite për të përditësuar marrëveshjen, për të furnizuar me vaksina shtesë vendin.

Izraeli pagoi për 10 milion vaksinat e para, por qeveria nuk dha as edhe një cent për ngarkesën e fundit prej 2.5 milion dozash.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img