Tirana
scattered clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
40 %
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
25 °
Die
18 °
E mërkurë, 29 Shtator, 2021
spot_img

Pfizer dhe Moderna rrisin çmimet e vaksinave për Bashkimin Evropian

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kompanitë Pfizer/Biontech dhe Moderna rritën çmimet e vaksinës së koronavirusit të ri (COVID-19) në marrëveshjen e fundit me Bashkimin Evropian (BE), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Financial Times, çmimi është rritur nga 15,50 euro në 19,50 euro për një dozë Pfizer/Biontech.

Më tej thuhet se çmimi për dozën e vaksinës Modernës, i cili ishte rreth 22,60 dollarë më parë, është bërë rreth 25,50 dollarë në kontratën e re.

Duke njoftuar më 27 korrik se ka arritur objektivin e vaksinimit të 70 për qind të popullsisë së rritur, BE planifikon të sigurojë më shumë se 1 miliardë doza vaksine deri në fund të shtatorit.

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) deri më tani ka lejuar përdorimin e vaksinave të prodhuara nga kompanitë Pfizer/Biontech, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson në vendet e BE-së. EMA vazhdon vlerësimin paraprak të vaksinave Sinovac, Curevac, Novavax, Sputnik V dhe Sanofi Pasteur.

Më shumë

spot_img