Hapësire reklamuese

Sporti

Pezullohet Izmir Smajlaj, kreu i Federatës së Atletikës dhe sekretari, dyshohet se mashtruan me rezultatin për të hyrë në Lojërat Olimpike

Shkruar nga Newsbomb

Atleti Izmir Smajlaj është pezullua përkohësisht nga Njësia e Integritetit të Atletikës (AIU) të premten së bashku me dy zyrtarë të lartë të trupit të atletikës së në Shqipëri pasi dyshohet për shkelje të Kodit të Sjelljes së Integritetit të Atletikës Botërore.

Presidenti i Federatës Shqiptare Gjegj Ruli dhe Sekretari i Përgjithshëm Nikolin Dionisi u akuzuan së bashku me Smajlajn se dyshohen për dhënien e informacionit të rremë te organizmi global dhe AIU për rezultatin e një gare të zhvilluar në Tiranë në maj 2021.

Smajlaj konkurroi dhe u rendit i pari me një distancë prej 8.16 metra në garën “Dita e Kërcimeve”, gjë që i dha atij një vend universaliteti për të garuar në Lojërat Olimpike të Tokios vitin e kaluar.

Organi i pavarur AIU, e cila mbikëqyr çështjet e integritetit në atletikën ndërkombëtare, tha se treshja akuzohet për shkelje të dyshuara të rregullave në lidhje me ndershmërinë, ruajtjen e integritetit të konkurrencës, dështimin e raportimit dhe bashkëpunimin.

“Mandati i AIU-së është të sigurojë konkurrencë të pastër dhe të ndershme dhe të mbajë përgjegjës këdo që mund të ketë shkelur Kodin e Sjelljes së Integritetit për veprimet e tyre, përfshirë zyrtarët e rangut të lartë”, tha në një deklaratë kreu i AIU-së, Brett Clothier.

“Manipulimi i konkurrencës është një kërcënim serioz për integritetin e atletikës dhe AIU është e përkushtuar të mbrojë sportin tonë prej tij”, thuhet në njoftim.

Në një prononcim për Newsbomb.al, kreu i Federatës Shqiptare të Atletikës, Gjergji Ruli ka mohuar akuzat duke u shprehur se çështja është ende nën hetim dhe vendimi nuk është përfundimtar. Ai ka thënë se eventi ishte plotësisht transparent dhe është zhvilluar në praninë e shumë kamerave dhe televizioneve.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll