Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Pezullohen nga detyra dy efektivët e policisë, sjellje joetike me turistin e dehur

Shkruar nga Newsbomb
Pezullohen nga detyra dy efektivët e policisë, sjellje joetike me

Janë pezulluar nga detyra dy efektivë të policisë që janë sjellur në mënyrë jo etike me turistin e dehur në Ksamil.

Bëhet me dije se janë pezulluar nga detyra inspektor E. M. dhe inspektor D. B., me detyrë punonjës të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Sarandë.

Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i caktuar në detyrë, Drejtues i Lartë Tonin Vocaj ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për të nisur ecurinë disiplinore ndaj punonjësve të Policisë, për shkelje të rëndë.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë

Pas publikimit në rrjete sociale, të një videoje në të cilën shfaqen 2 punonjës policie, të cilët gjatë kohës që komunikonin me një turist të huaj (në gjendje të dehur), në Ksamil, kanë shkelur Kodin e Etikës dhe Rregulloren e Policisë së Shtetit, janë marrë menjëherë masat përkatëse.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë ka pezulluar nga detyra inspektor E. M. dhe inspektor D. B., me detyrë punonjës të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Sarandë.

Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i caktuar në detyrë, Drejtues i Lartë Tonin Vocaj ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për të nisur ecurinë disiplinore ndaj punonjësve të Policisë, për shkelje të rëndë.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë raste të abuzimit me detyrën apo sjellje të pahijshme të punonjësve të Policisë dhe i inkurajon që të vijojnë të denoncojnë çdo rast abuziv që mund të kryejnë punonjësit e Policisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese