Hapësire reklamuese

Aktualitet

Pezullohen 7 patenta, policia mesazh shoferëve: Mos FLUTURONI, se në rastin më të mirë ju pret polici dhe radari

Shkruar nga Newsbomb
Aksioni i policisë aksin rrugor Sauk-Tuneli i Kërrabës

Policia Rrugore njofton se ka pezulluar 7 leje drejtimi ditën e sotme në aksin rrugor Sauk-Tuneli i Kërrabës.

Shkak është bërë shpejtësia e lartë e makinave nga 43 km/h deri në 161 km/h.

Policia Rrugore e ka edhe një mesazh të drejtpërdrejtë për shoferët: “Mos fluturoni se në rastin më të mirë ju pret Polici dhe Radari”.

Njoftimi i plotë:

Kontrolle të pandërprera me radar me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore

Prej mëngjesit të sotëm e deri në këto momente vijojnë kontrollet e pandërprera me Radar në aksin rrugor Sauk-Tuneli i Kërrabës dhe anasjelltas.

7 patenta të pezulluara për shpejtësi tej normave të lejuara matur me radar, shpejtësi që varionin nga 143 km/h deri ne 161 km/h.

Shpejtësi (avion) që të vret jetën

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll