Hapësire reklamuese

Aktualitet

Pezullimi i 16 mësuesve në Lushnje, REAGON ministria e Arsimit

Shkruar nga Newsbomb

Pas pezullimit të 16 mësuesve të një shkolle 9-vjeçare në Lushnjë, reagon Ministria e Arsimit. Përmes një deklarate shpërndarë për mediat ministria thekson se në shkollën Çermë e Sipërme ishin bërë regjistrime fiktive.

Sipas MASR, kallëzimi është bërë gjatë viteve 2010-2013.

Deklarata e plotë:

Bazuar në kallëzimin e bërë gjatë viteve 2010-2013 se në shkollën 9-vjeçare Çermë e Sipërme ka pasur regjistrime fiktive, Prokuroria e Lushnjës ka regjistruar procedimin penal për “Falsifikimin e dokumenteve shkollore”.

Prokuroria e Lushnjës ka filluar hetimet prej disa kohësh për këtë rast duke kërkuar sot nga gjykata pezullimin e 16 mësuesve. Ky vendim është zbatuar menjëherë nga Zyra Arsimore Lushnje duke marrë masa të menjëhershme për zëvendësimin e këtyre mësuesve dhe mos pasur asnjë pengesë për mbarëvajtjen mësimore.

Ministria e Arsimit mbështet vijimin e hetimit nga organet ligj-zbatuese dhe siguron se për nxënësit e shkollës nuk do të ketë asnjë pengesë për të vijuar normalisht procesin mësimor. Ftojmë prindërit, mësuesit dhe nxënësit të denoncojnë çdo shkelje apo parregullsi të konstatuar në sistemin tonë arsimor.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese