Tirana
broken clouds
9 ° C
9 °
9 °
87 %
2.1kmh
75 %
Hën
19 °
Mar
15 °
Mër
13 °
Enj
13 °
Pre
18 °
E hënë, 12 Prill, 2021
spot_img

Pezullim për AstraZenecën? Eugena Tomini: Po monitorojmë çdo efekt anësor, vijojnë vlerësimet për këtë vaksinë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Disa shtete kanë pezulluar përdorimin e vaksinës AstraZeneca, për shkak të disa efekteve anësore që kanë patur qytetarët që kanë marrë këtë vaksinë.

Zv.ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini tha se Komiteti i Imunizimit po monitoton në mënyrë sistematike çdo efekt anësor dhe po vijon  vlerësimi për këtë vaksinë.

“Deri në këto moment Komiteti i Imunizimit po monitoron në mënyrë sistematike çdo efekt anësor. Kanë marrë vendimet e tyre duke vlerësuar situatën jashtë vendit, në Evropë. Po vijojmë vlerësimet”, tha tomini në Vizion Plus.

Përsa i përket vaksinimit, Tomini u shpreh se objektivi është të vaksinohen rreth 500 kijë qytetarë deri në mes të qershorit.

“Duke vlerësuar situatën dinamike për gjendjen e vaksinave në vend, do të përvijohet me gërshetimin e vaksinimit edhe me grupe të tjera. Janë 1.800 oficerë policie që do të vaksinohen gjatë kësaj periudhe dhe 1.300 punonjës Garde. Aktualisht numri i vaksinimeve është rreth 172 mijë individë të vaksinuar me një dozë. Kanë marrë vaksinë edhe ata që e kanë kaluar. Deri në fund të majit, mesi i qershorit, të kemi vaksinuar gati gjysmë milioni popullatë shqiptare”, u shpreh zv.ministrja.

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img