Sekretari për mediat në Partinë Socialiste Alfred Peza ka sulmuar ashpër kreun e shtetit Ilir Meta.
I ftuar në emisionin “Open” Peza e ka akuzuar Metën se ka shkuar në Bosnje duke shkelur bojkotin e Tiranës dhe Prishtinës dhe duke vendosur qëndrimin e tij prorus, pasi i jep mbështetje aleatit më të ngushtë të Putinit në Ballkan, Milorad Dodikut.
Në krye të shtetit në Bosnje-Hercegovinë ndodhet Milorad Dodik. Ai është përfaqësues i serbëve boshnjak nga Republika Srpska, njëra nga dy entitetet e Bosnje-Hercegovinës dhe sipas rrotacionit president i presidencës trevetëshe të vendit.