U desh plot një muaj që teatri “Petro Marko” në Vlorë të rikonstruktohet i tëri, duke u bërë si i ri për të pritur ditët festive të shpalljes së Pavarësisë në Vlorë për t’u hapur për publikun.
Që nga pasditja e djeshme, një flamur gjigand ishte varur në hyrje të teatrit, ndërkohë ishte e mrekullueshme të shihje publikun vlonjat veshur me shije, siç duhet të jetë prezantimi në teatër. Ishte një festë për ditëlindjen e Teatrit, për Pavarësinë dhe rikonstruksioni i plotë i kësaj godine në një mbrëmje “Gala”.
U përmendën emrat e të gjithë atyre që janë ngritur në këtë skenë të mrekullueshme, ata që nuk janë më në jetë për publikun e tyre të mrekullueshëm, por edhe të atyre që janë gjallë.
Një galeri e plotë me kostumet, veshjet personazhet, rolet dhe imazhet e tyre ishte ngritur brenda ambienteve të teatrit. Artistët u mblodhën dje në një “gala shoë” për ti kujtuar të gjithë në ditëlindjen e 60-të të skenës.