Tirana
light rain
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
72 %
2.6kmh
75 %
Enj
14 °
Pre
18 °
Sht
15 °
Die
15 °
Hën
13 °
E enjte, 8 Dhjetor, 2022

Petro Koçi: Tenderat në Shqipëri i bëjnë shtatzënë me pisllëkun! Një kompani fiton disa projekte, nuk ka as kapacitete për të bërë punën

spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti socialist Petro Koçi ka folur sot në Kuvend për Prokurimet publike. Sipas tij, “prokurimet në Shqipëri i bëjnë shtatzënë me pisllëkun” dhe për të ilustruar këtë, ai ka marrë disa shembuj që tregojnë sesi zbatohen projektet nga privatët që i fitojnë.

“Ajo që dua të theksoj është  fakti se shpeshherë ndodh që të njëjtat subjekte marrin disa projekte brenda një kohe të shkurtër, ku në fakt kapacitetet I kanë të kufizuara dhe është e vështirë t’i përdorin edhe në një projekt e pastaj në një projekt tjetër”, u shpreh ai.

Më tej, Koçi tha se këto kompani i fitojnë tenderat me çmim shumë të lartë dhe më pas ua japin nënkontraktorëve me çmim më të ulët. Ai përmendi dhe kriteret që në disa raste paracaktojnë fituesin e tenderit.

“Dhe kur bëhen prokurimet ashtu siç duhet praktikisht ne kemi shumë dyshime në përgjithësi si shoqëri. Në përgjithësi, prokurimet në Shqipëri i bëjnë shtatzënë me pisllëkun. Unë dua të përshëndesë iniciativën e Kryeministrit që ka thënë se ky është një proces që do të rishikohet duke përfshirë dhe standarte dhe protogonistë ndërkombëtar në këtë proces.

Ajo që dua të theksoj është  fakti se shpeshherë ndodh që të njëjtat subjekte marrin disa projekte brenda një kohe të shkurtër, ku në fakt kapacitetet I kanë të kufizuara dhe është e vështirë t’i përdorin edhe në një projekt e pastaj në një projekt tjetër.

Çështja e dytë është pastaj te nënkontraktorët. Si ka mundësi që një kompani fiton një prokurim dhe ia kalon pastaj një nënkontraktori tjetër me një çmim shumë më të ulët të një procesi të caktuar operacional.

Tjetra që ndodh është se shpesh kriteret e prokurorimeve në fakt paracaktojnë fituesin. Më vjen  mirë që ligji ka pasur përmirësime por mendoj se ka hapësirë tjetër për ta rregulluar. Një çështje tjetër është që në një institucion të caktuar ndodh që të njëjtat subjekte marrin të njëjta prokurime publike”, u shpreh deputeti socialist Petro Koçi.

Më shumë




spot_img








spot_img