Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Petro Koçi: Subjekte të krimit të organizuar sot janë kthyer në biznese legale, përfitojnë nga financat publike

Shkruar nga Newsbomb
Petro Koçi: Subjekte të krimit të organizuar sot janë

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koci, i është përgjigjur pyetjes për kritikat e tij në media të përfshirjes së krimit në politikë, duke përfituar nga financat publike.

Ai u shpreh se subjekte të krimit të orgaznizuar sot janë kthyer në biznese legale dhe se përfitojnë nga financat publike.

Këto deklarata deputeti i PS i bëri në ceremoninë përkujtimore të 97-vjetorit të daljes së 68 vajzave partizane nga Fieri në radhët e UÇN.

“Ajo që unë kam denoncuar gjithmonë janë lidhjet e krimit me politikën, me shtetin me financat sepse edhe Fieri ka dëshmuar që kriminaliteti vazhdon të mbijetojë shpeshherë edhe nga përfitimi që merr nga financat publike.

Shumë subjekte të krimit të organizuar sot janë kthyer në biznese legale të marrin përfitim financiar nga financat publike, nga tenderat në instuticione të ndryshme dhe jo vetëm në bashkinë e Fierit”, tha deputeti Petro Koçi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese